Një djalë i ri, adoleshent, është arrestuar nga karabinierët e Specchia, në provincën e Leçes, pasi akuzohet se abuzuar seksualisht me një grua disa vite më të madhe dhe e ka dhunuar atë.
Sipas mediave italiane, 18-vjeçari të cilit i janë publikuar vetëm inicialet, R. P., ka sulmuar dhe abuzuar seksualisht duke e kërcënuar, më 26 korrik, një grua të cilën e kishte parë në një park, i kishte pëlqyer dhe më pas e kishte ndjekur këmba këmbës.
Viktima, pasi mori ndihmën e parë në spital, bëri një denoncim.
Hetimet u ndihmuan edhe nga rrëfimi i dëshmitarëve dhe kamerat e sigurisë që kishin pikasur 18 vjeçarin.
Gruaja e njohu atë mes fotove që i treguan policët.
Gjykata vendosi për të riun arrest me burg.