Nga vrasja në Qafë-Krrabë te atentati në Tiranë/ Ja shkuara kriminale e djemve të pronarit të vilës

Dy personat në kërkim, djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, që vranë dje me armë zjarri të riun 26-vjeçar Indrit Çelaj, punëtorin që merrej me kondicionimin e ndërtesës janë persona me precedentë të mëparshëm dhe emra të njohur për policinë.

Gazetarja e “Panorama” raporton se Albano dhe Griselo Kusi, dy djemtë e Bujar Kusit, pronarit (edhe ky me precedentë, pasi është ndaluar nga policia në 2014 për nderhyje në sahat) janë persona të implikuar në ngjarje të rënda.

Krimi për të cilin u akuzua Albano Kusi

Albano Kusi u përball në shkurt të 2011 në gjykate me akuzat e vrasjes me dashje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Ai u akuzua për ngjarjen, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Shkëlqim Nozlli, ndodhur në 16 tetor të vitit 2010 ndërkohë që trupi i tij u gjet dy ditë më vonë.

Pas hetimeve rezultoi se zanafilla ishte një borxh i papaguar mes viktimës dhe të dyshuarit si autor i ngjarjes si edhe pazaret për blerjen e dy pistoletave në të cilin ishin përfshirë edhe dy punonjës së Policisë së Burgjeve.

Policët I.Ademi dhe J. Nuhu u arrestuan pas ngjarjes për moskallëzim krimi, ndërsa Albano Kusi si autor i vrasjes. Sipas vendimit të Gjykatës që la në arrest me burg Albano Kusin, pas arrestimit të tij, motivi i ngjarjes ishte një borxh prej 650 eurosh që i kishte viktima.

Sipas Kusit, këto para viktima ia kishte kthyer e më pas ia kishte kërkuar serish. Viktima Nozlli u kishte premtuar dy punonjësve të policise shitjen e dy pistoletave nga 1 mijë euro secila.

Sipas vendimit të masës së sigurisë ditën e ngjarjes Nozlli ka takuar policët. Pasi u ka treguar njërën nga pistoletat ai u ka marrë atyre shumën e 1750 eurove. Më pas u ka thënë se do të takonte kushëririn e tij Kusin për të marrë pistoletën tjeter. Sipas hetimeve Nozlli ka Takuar Kusin dhe me ane te nje taksie kane udhetuar drejt Qafe-Krrabes ku pas dy ditesh Nozlli u gjend i vdekur.

Gjate deklarimeve ne polici Kusi ka pranuar se ka qene ai autor i vrasjes se Nozllit. Kusi pretendon se viktimen e kishte te afert dhe se ky i kishte borxh shumen prej 650 eurosh. Diten e ngjarjes ata jane takuar se bashku dhe kane shkuar ne Kerrabe pasi viktima i ka thene Kusit se atje do te gjente shumen e parave per tia kthyer. Gjate rruges Kusi pretendon se viktima ia ka dhene parate.

LEXO EDHE  Iu divorcua nga e motra, ish-kunati shtyp me makinë 27 vjeçarin/ FOTO

Me pas kur kane arritur ne Kerrabe viktima i ka marre Albanos nje pistolete qe ky i fundit e mbante pa leje per shkak te hasmerive qe kishte fisi i tij dhe nen kercenimin e pistoletes viktima ka kerkuar ti marre serish parate e dhena disa caste me pare. Ne perleshje e siper personi nen hetim pretendon se arma eshte shkrehur pa dashje dhe Nozlli ka rene pertoke i vdekur thuhej ne vendimin e mases se sigurise.

Atentati me 4 plumba, pas sherrit per drogen me autor Griseldo Kusin

Nderkohe qe vellai tjeter, Griseldo Kusi u perfshi ne nje ngjarje te rende ne Tirane, ne janar te vitit 2012, ku qelloi ne atentat nje 26 vjecar. Aso kohe shtetasi Boiken Spahiu u qellua teksa parkonte makinen, katër herë me armë zjarri dhe një nga plumbat që ka depërtuar në makinë e ka goditur duke e plagosur rëndë.

Sapo ka kaluar semaforin në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në drejtim të shkollës “Vasil Shanto”, persona ende të paidentifikuar, që i kishin zënë pritë, kanë qëlluar me pistoletë drejt xhamit në krahun e shoferit.

Spahiu, i cili drejtonte makinën, është plagosur, ndërsa fatmirësisht në atë moment nuk ka qenë asnjë person tjetër me të. Ngjarja u klasifikua “vrasje e mbetur në tentativë” , Me pas policia e kryeqytetit vuri në pranga të dyshuarin për atentatin ndaj shtetasit Boiken Spahiu.

Sipas policisë, shtetasi Griseldo Kusi ka rënë në pranga me akuzën e tentativës së vrasjes së 26-vjeçarit i cili u sulmua me armë teksa po parkonte automjetin tek “Vasil Shanto”.

Sipas burimeve nga policia mësohet se mes të plagosurit dhe të dyshuarit për ngjarjen ka pasur një konflikt për çështje lëndësh narkotike në Angli. /PANORAMA/