Zv.ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, është përfshirë në një aksident me makinë, por pa pësuar dëmtime serioze.
Ai ka konfirmuar ngjarjen për lajmi.net, ku ka pohuar se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.
“Po kam pësuar aksident. Fatmirësisht jam mirë”, ka thënë Zeka.
Aksidenti u raportuar se ndodhi në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të shpie për në Ferizaj.