• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja 184, Arta Marku mbron veten/ Fundos kandidatin për SPAK, prokurorin Klodian Braho

11:32 : 22/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka reaguar lidhur me dosjen 184, e cila nga Krimet e Rënda është transferuar në Prokurorinë e Dibrës, për të vijuar hetimet.

Në një deklaratë sqaruese, Marku shpjegon se “nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, pas kryerjes së veprimeve hetimore në tërësi dhe përfundimit të plotë të transkriptimit të përgjimeve, më datë 12.07.2019, është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë” , veprim ky që e ka bërë Prokurorinë për Krime të Rënda të mos ketë kompetencën lëndore për vazhdimin e hetimit të çështjes penale”.

Në vijim, Marku sqaron se ndryshimi i cilësimit juridik, si dhe çdo veprim tjetër që lidhet me një çështje konkrete është atribut i prokurorit të çështjes dhe çdo prokuror, në ushtrimin e funksioneve të tij është i pavarur (neni 25, pika 2 e K. Pr. Penale).

Duket se ky paragraf sqarues i Markut, i ka lënë përgjegjësinë Klodian Brahos, prokurorit të çështjes, i cili është edhe kandidat për SPAK-un.

Në një tjetër, paragraf, Marku sqaron se nga shqyrtimi i akteve nuk rezulton që prokurori të ketë ngritur akuza për ndonjë prej personave nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme t’i drejtohej gjykatës me kërkesë për pushimin e tyre.

Lexo edhe:

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

“Megjithatë, pavarësisht se ndryshimi i cilësimit juridik është bërë nga prokurori pa u shprehur gjykata në lidhje me këtë, kontrolli i gjykatës është i pashmangshëm pasi çështja nuk mund të zgjidhet pa kaluar nëpërmjet filtrit të gjykatës, cilado qoftë ajo”, thekson Marku.

Deklarata e plotë e Prokurorisë së Përgjithshme

Prokurori i Përgjithshëm, pasi shqyrtoi aktet e procedimit penal nr.184/2016, si dhe pasi vlerësoi arsyet e paraqitura në kërkesën për parashtrim të mosmarrëveshjes për kompetencë lëndore, vlerësoi se:

Nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, pas kryerjes së veprimeve hetimore në tërësi dhe përfundimit të plotë të transkriptimit të përgjimeve, më datë 12.07.2019 është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë” , veprim ky që e ka bërë Prokurorinë për Krime të Rënda të mos ketë kompetencën lëndore për vazhdimin e hetimit të çështjes penale.

Ndryshimi i cilësimit juridik, si dhe çdo veprim tjetër që lidhet me një çështje konkrete është atribut i prokurorit të çështjes dhe çdo prokuror, në ushtrimin e funksioneve të tij është i pavarur (neni 25, pika 2 e K. Pr. Penale).

Pavarësia e brendshme e prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale është e garantuar në nenin 148, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ku parashikohet se “Prokuroria është organ i pavarur që garanton mbarëvajtjen, kontrollin e veprimeve të saj dhe respekton pavarësinë e brendshme të prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale, sipas ligjit”.

Prokurori i Përgjithshëm, pavarësisht se, sipas nenit 89, pika 2 të K. Pr. Penale, duke qenë prokurori më i lartë, ka për detyrë të zgjidhë mosmarrëveshjet në fazën e hetimit paraprak mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, nuk e ka kompetencën që të shfuqizojë aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit të çështjes (neni 148/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe neni 38, i ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”). Por, duhet theksuar se çdo vendimmarrje e prokurorit, qoftë edhe ajo për ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale, kontrollohet nga gjykata, e cila përpara se të fillojë shqyrtimin e kërkesave të prokurorit, verifikon nëse e ka kompetencën lëndore apo tokësore për gjykimin e çështjes.

Pas këtij ndryshimi të cilësimit juridik nga prokurori i çështjes, disa prej personave nën hetim dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 328, 329 e 25 të K. Penal.

Persona të tjerë nën hetim, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë për shkak të sekretit hetimor, dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit te detyrës”, “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248, 328, 329 e 25 të K. Penal.

Të gjitha këto vepra penale janë në kompetencë lëndore dhe tokësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.

Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale, nga neni “333/a i Kodit Penal” në nenin 25 të Kodit Penal” është atribut i prokurorit të çështjes dhe mund të bëhet në bazë të nenit 287/2 të Kodit të Procedurës Penale. Arsyetimi i prokurorit që ka parashtruar mosmarrëveshjen për kompetencë se prokurori duhej që, në bazë të nenit 329/a të Kodit të Procedurës Penale t’i drejtohej gjykatës për pushimin e akuzës, si organi i vetëm kompetent për vlerësimin e ekzistencës ose jo të një krimi, për të cilin është regjistruar një procedim penal, është i gabuar. Një procedurë e tillë është e detyrueshme në rastet kur duhet pushuar akuza ose çështja, për krime. Nga shqyrtimi i akteve nuk rezulton që prokurori të ketë ngritur akuza për ndonjë prej personave nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme t’i drejtohej gjykatës me kërkesë për pushimin e tyre. Megjithatë, pavarësisht se ndryshimi i cilësimit juridik është bërë nga prokurori pa u shprehur gjykata në lidhje me këtë, kontrolli i gjykatës është i pashmangshëm pasi çështja nuk mund të zgjidhet pa kaluar nëpërmjet filtrit të gjykatës, cilado qoftë ajo.

Argumentet e tjera të paraqitura në parashtrimin e mosmarrëveshjes për kompetencë, nuk janë të tilla që të kenë ndikim në përcaktimin e kompetencës lëndore. Ato i përkasin një faze të mëvonshme, pas regjistrimit të çështjes dhe caktimit të prokurorit që do e hetojë atë. Vetëm në atë moment një prokuror mund ta gjejë vetën në kushtet e konfliktit të interesit apo të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Nëse të gjithë prokurorët që ushtrojnë funksionin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër do e gjejnë veten në kushtet e konfliktit të interesit dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës dhe këtë do e shprehin me dorëheqje, kjo është një situatë që i duhet njoftuar menjëherë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili mund të caktojë përkohësisht një prokuror tjetër për hetimin e çështjes në fjalë.

Edhe argumenti tjetër se Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër nuk ka kapacitetet njerëzore, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore pranë prokurorisë, për hetimin e mëtejshëm të këtij procedimi penal, kjo e konfirmuar edhe me kërkesat e vazhdueshme që i janë bërë KLP-së për prokurorë, nuk është i tillë që të ndikojë në përcaktimin e kompetencës lëndore. Ky është një problem i burimeve njerëzore dhe mënyra se si ato menaxhohen dhe shpërndahen ka karakter administrativ dhe nuk mund të jetë argument në favor të mosushtrimit të ndjekjes penale apo të mungesës së kompetencës lëndore.

Si përfundim, Prokurori i Përgjithshëm, referuar përcaktimeve për kompetencën lëndore dhe tokësore, me Vendimin e datës 31.07.2019, ka arritur në përfundimin se kompetenca lëndore dhe tokësore për ushtrimin e ndjekjes penale për procedimin penal nr.184/2016, nuk i përket Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ajo i ka dhënë faktit një cilësim të ndryshëm juridik, për vepra penale që nuk hyjnë në kompetencën e saj, por i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Kjo prokurori duhet të pranojë aktet dhe të regjistrojë procedimin penal.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025
BOTA

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025
AKTUALITET

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025
BOTA

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ I “rrezikshmi” i Bilishtit i arratiset Policisë drejt Greqisë, çfarë ndodhi dhe akuzat ndaj tij

21:26 : 15/06/2025
Para

“Hiq kapelen e policisë dhe...”/ Ja si e dhunon polici shoferin e linjës Athinë-Korçë

TË GJITHA

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025

EMRI/ I “rrezikshmi” i Bilishtit i arratiset Policisë drejt Greqisë, çfarë ndodhi dhe akuzat ndaj tij

21:26 : 15/06/2025

Bayern fiton 10-0 përballë skuadrës nga Zelana e Re, një shqiptar debuton në Botërorin e Klubeve

21:06 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com