• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zhvatja”, Prokuroria jep detajet pas arrestimit: Janeva bleu mobilje me paratë e marra

15:47 : 21/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion doli në konferencë për shtyp sot apradite pas lajmit te arrestimit te Prokurores Speciale, në të cilën sqaroi detajet e arrestimit të saj, Katica Janeva në rastin “Reket“, shkruan Portalb.mk.

Sipas Joveskit, ekzistojnë dyshime të bazuara në bazë të nenit 353, aliena 3 sipas Kodit Penal se prokurorja publike e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“Prokuroria e ka zgjeruar hetimin duke përfshirë edhe prokurorin publik që është arrestuar dhe është kërkuar masë paraburgimi. Në bazë të dëshmive të siguruara është vërtetuar se prokurori e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare që e ka fituar në bazë të Ligjit për Prokurori Speciale duke përfituar kështu për vete dhe për persona të tjerë ka përfituar pronë në sasi të konsiderueshëm” tha Joveski.

“Duke ia shlyer masat e paraburgimit, duke ia kthyer dokumentet e udhëtimit dhe duke propozuar që ai të jetë dëshmitar i fshehtë ose të pranojë fajin dhe të ketë dënim më të vogël”, Janeva e ka keqpërdorur pozitën e saj.” tha prokurori.

Ajo dhe të dyshuarit tjerë, Bojan Jovanoski- Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec, kanë përfituar materialisht nga Kamçevi.

Lexo edhe:

Mori pjesë në një varrim, humb 78-vjeçari nga Lezha! Familja bën apel për gjetjen e tij

Shkodër/ Asgjësohen mbi 12 mijë bimë dhe fidanë kanabisi, policia dështon në arrestimin e autorëve

Janeva për vete ka blerë mobilje dhe sende me vlerë prej 298 mijë denarëve ndërsa për Boki 13 dhe Zoran Milevskin ka blerë pronë prej 1,5 milon eurove.

Sipas kryeprokurorit, “nga muaji nëntor 2018 deri në prill 2019 njëri nga të dyshuarit në këtë hetim, duke e shfrytëzuar ndikimin e tij ndaj prokurores të krijuar nga lidhjet shoqërore, e ka ndikuar atë të kryhen vepra të ndaluara zyrtarisht.”

Joveski tha se pasi që prokurorja e dyshuar e ka miratuar vendimin për zhvillim të hetimit për më shumë persona në lëndën “Perandoria”, ajo ka ndikuar në rast për njërin nga personat ndaj të cilit ka pasur hetim, t’i lehtësohet pozita e tij në procedurën hetimore, duke ia hequr kështu masën e paraburgimit me paraburgim shtëpiak, (bëhet fjalë për biznesmenin Orce Kamçev– shënim i redaksisë), t’i jepet kualifikimi “dëshmitar i mbrojtur” dhe me vendim të ndërpritet procedura hetimore për të OSE të bëhet marrëveshje që ai ta pranojë fajin dhe më këtë t’i pasojë dënim më i ulët për vepra penale më të lehta në rastin “Perandoria” si dhe të paguajë dëmshpërblim dhe ti hiqet masa e kujdesit duke ia kthyer atij dokumentet e udhëtimit.

“Prokurorja e ka pranuar ndikimin e bërë nga i dyshuari dhe ka dhënë propozim që i ndërpritet paraburgimi i të dyshuarit në lëndën “Perandoria” dhe ti jepet masë më e lehtë, paraburgim shtëpiak, kështu që në datë 27 dhjetor 2018, Gjykata e Apelit e ka lëshuar në paraburgim shtëpiak personin e dyshuar.” tha Joveski.

Pas disa telefonatave me spikerfon dhe pas disa takimeve, pasi që Kamçev dhe gruaja e tij janë bindur në ndikimin që ka i dyshuari për rastin “Reket” Boki 13 ndaj Katica Janevës, Boki 13 dhe i dyshuari tjetër – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec i kanë kërkuar 8 milionë euro për “lehtësim të pozitës së tij” kështu që me 20 shkurt 2019, dy personat në fjalë kanë shkuar te shtëpia e Orce Kamçevit dhe i kanë marrë 1 milion euro ndërsa më herët derisa Kamçev ka qenë në paraburgim, nga gruaja re tij kanë marrë 500 mijë euro, tha prokurori. Më pas me propozim të prokurores, në mars gjykata ia ka kthyer Kamçevit dokumentet e udhëtimit.

Joveski tha se nuk ka të dhëna se paratë kanë përfunduar jashtë shtetit apo te ndonjë politikan./PORTALB.mk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mori pjesë në një varrim, humb 78-vjeçari nga Lezha! Familja bën apel për gjetjen e tij

12:21 : 13/06/2025
AKTUALITET

Shkodër/ Asgjësohen mbi 12 mijë bimë dhe fidanë kanabisi, policia dështon në arrestimin e autorëve

12:19 : 13/06/2025
AKTUALITET

Skandal/ Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira, rrezikohet shëndeti i konsumatorit

12:05 : 13/06/2025
RAJONI

Kosova pa qeveri 4 muaj pas zgjedhjeve, deputetët nuk arrijnë të zhbllokojnë ngërçin politik

12:04 : 13/06/2025
BOTA

“Air India” bën ulje emergjente në Tajlandë pas kërcënimit me bombë

12:00 : 13/06/2025
AKTUALITET

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

11:43 : 13/06/2025
Para

“Kam 9 muaj pa bërë s**s”/ Aktorja e njohur ‘hap zemrën’ dhe flet për jetën private  

TË GJITHA

Mori pjesë në një varrim, humb 78-vjeçari nga Lezha! Familja bën apel për gjetjen e tij

12:21 : 13/06/2025

Shkodër/ Asgjësohen mbi 12 mijë bimë dhe fidanë kanabisi, policia dështon në arrestimin e autorëve

12:19 : 13/06/2025

Skandal/ Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira, rrezikohet shëndeti i konsumatorit

12:05 : 13/06/2025

Kosova pa qeveri 4 muaj pas zgjedhjeve, deputetët nuk arrijnë të zhbllokojnë ngërçin politik

12:04 : 13/06/2025

“Air India” bën ulje emergjente në Tajlandë pas kërcënimit me bombë

12:00 : 13/06/2025

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

11:43 : 13/06/2025

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e Fatmir Mediut

11:39 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com