Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese/ KED thirrje Presidentit për….

Ngërçi i krijuar në Gjykatën Kushtetuese ku nuk mund të merret asnjë vendim për shkak të shkrirjes së saj si pasojë e Vettingut, ka detyruar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ti drejtohet Parlamentit dhe institucionit të Presidentit të shpall njoftimin për kandidaturat përkatëse.

Nga ana e tij KED  ka marrë një vendim për njoftimin e Kuvendit, dhe sot bënë të ditur se në faqen e parlamentit ka dalë shpallja për kandidaturat. Ndërkohë që këtë gjë ende nuk e ka bërë institucioni i Presidentit.

Pikërisht për këtë fakt, KED i drejtohet me një thirrje institucionit të Presidentit të publikojë në faqe njoftimin për kandidaturat duke i hapur mnë këtë rast rrugën, përzgjedhjes së tyre.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka njoftuar se do të nisë intervistat me kandidatët e përzgjedhur gjatë fazës së parë në garën për Gjykatën Kushtetuese si dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Parlamenti ka hapur garën për një kandidat.

Njoftimi i Parlamentit

SHPALLJE PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PËR VENDIN VAKANT PËR ANËTAR TË GJYKATËS KUSHTETUESE

  • Postuar më, 21/08/2019

21 Gusht 2019

Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “ç” dhe 179, pika 2, të Kushtetutës, nenet 7, pika 2, 7/a, 7/c, dhe 7/dh, pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pasi vlerësoi Vendimin nr. 115, datë 09.08.2019, të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nëpërmjet të cilit, KED vendosi njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes  për paraqitjen e  kandidaturave  për plotësimin  e vendit  vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e përkohshme e shpallur nga Kuvendi  në datë 28.08.2018,

rishpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z. Fatos Lulo.

v  Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:

–         të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

–         të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;

–         të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

–         të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

–         të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

–         të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.

–  Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere:

LEXO EDHE  Veliaj mashtron hapur: Rrugët nuk janë ngushtuar, e keni psikologjike

–         të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i  së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;

–         të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;

–         të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.

 

  Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:

–         vjetërsisë në profesion;

–         përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;

–         kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;

–         treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;

–         ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;

–         informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

v  Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

–         Kërkesën për shprehjen e interesit për të kandiduar për vendin vakant;

–         Jetëshkrimin, me të dhënat e plota të kontaktit (numër telefoni, adresë e-mail);

–         Fotokopje të kartës së identitetit;

–         Dokumentacionin shoqërues nëpërmjet të cilit vërtetohet përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në nenin 7/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. 

–         Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Formulari i vetëdeklarimit gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

–         Formularin e aplikimit të plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.  Formulari gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi.

Kërkesa për shprehjen e interesit, e shoqëruar me dokumentacionin e mësipërm, duhet të paraqitet brenda datës 15 Shtator 2019 në zyrën e protokollit të Kuvendit, ose me postë në adresën:

Kuvendi i Shqipërisë, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë,

 Lista e kandidatëve do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.