Deputeti Lefter Maliqi përmes një statusi në Facebook ka risjellë vëmnendjen tek kriza politike dhe plani për të dalë prej saj.
Sipas Maliqit stina e vjeshtës dhe muajt në vazhdim do të jenë vendimtarë për vendin, ndërkohë që gjëja e parë që duhet bërë është të paralizohet klika mafioze që po qeveris prej vitesh vendin duke shkaktuar edhe zgjedhjet moniste në 30 qershor.
Statusi i plotë i Maliqit
Vjeshta vendimtare per cmontimin e diktatures. Demokracia lokale nuk egziston me pas zgjedhjeve moniste te 30 Qershorit dhe uzurpimit me force te bashkive nga Rilindja e krimit. Parlamenti, bashkite, keshillat bashkiake, qeveria, 95% e institucioneve jane moniste. Vendi drejt Diktatures. Ne Shtator duhet te paralizohet jeta ne vend per te ardhmen e perbashket. Qytetare, socialiste te ndershem, demokrate, opozitare, shoqeri civile ne te njejten kohe me thirrje e organizim te mirefillte me dhjetra mijera qytetare te protestojme forte para te 61 bashkive ne vend. Nuk ka polici, nuk ka force qe te ndali zemerimin popullor kundra klikes mafioze qe po instalon diktaturen ne cdo bashki, ne cdo institucion te vendit. Boll me ne paqe me krimin, drogen, varferine, pasigurine, paftesine, ironine ,shantazhimin e Rilindjes se krimit dhe diktatures. 61 protesta ne te 61 bashkite, ne te njejten kohe te qendrueshme do bejne te mundur rrezimin e kaloresit deshtak te Rilindjes, turpit te shqiptareve me citjane, veshje skandaloze, sjellje jo normale, ironi e shantazhime qe si ka hije nje kryeministri por nje njeriu te semure, droguar me probleme psiqike e mendore. Protestat e menjehershme ne cdo bashki te zaptuar moniste pa zgjidhje e zgjedhje, pa perfaqesim demokratik gjitheperfshires, do shpetojne vendin nga instalimi i diktatures dhe do cojne vendin drejt qeverise teknike, zgjedhjeve te lira, te ndershme, gjitheperfshirese, te parakohshme lokale dhe parlamentare. Vjeshta vendimtare, revolucioni demokratik i pashmangshem per fatet e vendit ne BE dhe cmontimin perfundimtar te se keqes.