Kombëtarja Shqiptare e Basketbollit nuk lejohet të luajë në palestrën “Feti Borova”.
Sipas Proçesit Sportiv kjo palestër menaxhohet nga bashkia e Tiranës e cila kërkon para që kombëtarja e Basketbollit të stërvitet dhe të luajë aty. Dje lojtarët pasi kanë gjetur derën me kyç i janë drejtuar pallatit të sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj për stërvitje por për ndeshjen e së mërkurës, në ora 19:00, ndaj Danimarkës gjithçka mbetet pezull.
Shteti Federatës Shqiptare të Basketbollit i jep vetëm 8 milionë lek (të reja) ne vit, një shumë me të cilën kjo federate duhet të mbulojë shpenzimet organizative të të gjitha aktiviteteve për një vit nga femijët deri tek të rriturit.