Pallati përfshihet nga flakët në qendër të qytetit

FOTO ILUSTRUESE

Flakët kanë përfshirë një apartament në qendër të qytetit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e katërt të një pallati 5-katësh.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

LEXO EDHE  Parashikimi i motit për javën e ardhshme, ja kur nisin reshjet

Sipas informacioneve paraprake një person është asfiksuar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta.