Të preshkapurit e Ramës, mbrojtja e tij mafioze

Nga Basir Çollaku

Kur Elvis Rroshi u preshkap në vepra penale të përdhunimit dhe trafiqeve, Rama vrapoi ta mbrojë. Rroshi se mbante mend, pastaj shkresat e zbythën kujtesën e tij të bardhë. Belbëzoi se ishin gabine rinie, e djallosi dreqas dhe u mënjanua, por jo dënua.

Kur Geron Agron Xhafa u preshkap si i dënuar për trafik ndërkombëtar heroine, vëllai i tij ministër, Fatmir Xhafa e mbrojti me çdo marifet, duke thënë se ishte gabim rinie, ndodhej në kohën e gabuar në vendin e gabuar…

Kur Valdrin Pjetri u preshkap si i dënuar për trafik droge, përpjekja për të sajuar justifikime i doli hoq pas shitjes publike nga Taulant Balla dhe Edi Rama, pastaj mërmëriti se ishte një gabim rinie…

Në preshkapjen e Ramës është një numër i frikshëm të inkriminuarish të zgjedhurish prej tij dorazi pa e ruajtur ligjin kurrkund.

Arben Ndoka, Mark dhe Arben Frroku, Armand Prenga. Artur Bushi është tjetër i akuzuar rëndë nga opozita. Tërmet Peçi gjithashtu. Janë ende 17 bashkiakë rioshë dhe deputetë me rekorde kriminale.

Nuk janë mbaruar

Saimir Tahiri ishte preshkapja e platformës kriminale të hashashit, me regji qëndrore Edi Ramën. Kishte nisur ndarja e parcelave, territoreve, parave, pasurive, drogës. Paratë bashkë, pushtetin bashkë, krimin bashkë. Kokaina dhe heroina shtuan ndjeshëm import-eksportet. Hakmarrja për drejtësi u shpall e pafajshme. Klement Balili, Met Kanani, Arbër Çekaj, Avdylajt, Bajrët, u arrestuan. Lul Berisha u lirua. Emiljano Shullazi u arrestua. Dritan Dajtit iu hoq dënimi i përjetshëm, Gert Gjenerali u lirua. Lul Caka gjithashtu. Arben Grori e Jaho Mulosmani shpresojne njëlloj.Të gjithë me lidhje të forta politike. Edi Rama me shumë prej tyre shkëmben qoka, ndere, në forma drithëruesë. Bashkëpërdoren, japin e marrin sipas takatit profesional zyrtar. Prokuroria nuk ka prekur asnjë tabulat nga frika e përmbajtjes.

Nuk janë mbaruar

Vangjush Dako, ortakëri çudie me Avdylajt, Arben Ndoka në Lezhë, vijonte laboratori heroinës në Has, lirohet po ate ditë Naser Gashi dënuar trafik heroine, drogë, pushtet, zgjedhje, vota kriminale për të mbajtur në punë Edi Ramën.

Nuk janë mbaruar

Pjerin Ndreu, Damian Gjiknuri, Ulsi Mania, Sadri Abazi, Arben Çuko, Ilir Beqja, Arben Ahmetaj, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Sajmir Tahiri, Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Olsi Rama, dhe drejtorë të pafund administrate, të gjithë perfolur nëpër përgjime të Krimeve të Rënda. Shumica dosje konkrete.

Nuk janë mbaruar

Gent Caka, Besa Shahini, Belinda Balluku Anila Denaj, Lleshi, e mjaft të tjerë yesman të emëruar janë aty për të katranosur gjithçkanë e mbetur.

Nuk janë mbaruar

Shkëlqim Fusha, Samir Mane, Mond Bego, Ramë Geci, Bashkim Mulaj, Shefqet Kastrati, Rrok Gjoka, Gjikuria, Sandër Frangaj dhe Klan, Vjollca Hoxha dhe Top channel, Dulaku dhe Vizion plus, Besnik Sula, Vilma Nushi, Tomë Doshi, Dako beton, Ilir Beqja me Intech plus, Armand Frangu baxhanaku i Ramës me kompanitë tij, janë biznesmenët kryesorë të perfillur, privilegjuar, disi dhe në hall të pasikjes së Ramës. Përse?? Ka disa punë të bëra me ngut për ca milione dollarë më tepër, e nëse pasardbësi nuk është hatërli nderesh, ligji do i mërzisë fort.

Nuk janë mbaruar

Erion Veliaj tashmë ëehtë magazina ku kryhen një pafundësi punësh investimesh pa e çarë kokën për ligj. I lenë disi mënjanë dhe ndoshta tangent nga përballja nga opozita në raport me dallaveret e bëra, ka çmendur propogandën dhe ka tejngopur rezervatin e vet. Ia doli të ndikojë në masakrimin e dosjes për vrasjen e të miturit Ardit Gjoklaj në Sharrë, pasi u hargalis kafeneve me kolegët prokurorë duke gjetur shtigje manipulimi kriminale. Kafshon çdo meter të gjelbër në Tiranë i dhe e betonizon në pallate dhe interesa oligarkësh. Është berë që tani me rrezikshmëri konkuruese me shefin e tij politik dhe promovues..Ka kudo zgjatimet e tij njerëzore nëpër institucione

LEXO EDHE  Të plagosurit nga tërmeti, Rama: Mirënjohje për mjekët, lavdi Zotit që...

Nuk janë mbaruar

Xhorxh Soros, Arta Marku, Sandër Lleshi, Sokol Sadushi, Donika Prela, Gent Ibrahimi, Ardian Dvorani, 10 spakistë qokash, Teo Jacobs, Calavero, Eksperte Euralius, janë ngjyruesit e drejtësisë me oreks vetvetën dhe kryeoreks Edi Ramën. Ia kanë marrë dorën. Fasoneria në drejtësi është bërë superbiznes. Milionash.

Nuk janë mbaruar

Romana Vlahutin, Luigi Soreca, Bern Boschard, Leyla Moes dhe ish shefi saj Lu, Hahn, Flankenshtein, Mogherini, Junker, dhe diplomatë të tjerë solistë koresh, u kujdesën të bëhen punë fort të pakujdesshme në ekonomi, drejtësi dhe shumëkund në Shqiperi.

Nuk janë mbaruar…

Hashim Thaçi, atletet e Macron, Rexhep Taip Erdogan, ortakët e Putin në biznes të angazhuar në biznes naftë në Shqiperi, Abi Bank ku ishte Linda Rama në bord, Air Albania ku dyshohet Edi Rama në bord, janë ngjarje të rënda të cilat do të pjellin të tjera histori.

Nuk janë mbaruar

Zëri Amerikës, Bild, Rai, Fox Neës, Der Standard, Ëashington Post, ARD, Britakët, francezët, DË, Rojter, AFP, e plot media botërore, janë mundësia e madhe ndihnëse e Shqipërisë, për të mos përfunduar në duart e MAFIA-s. Per të mos u orivatizuar vendi në duart e një njeriu si Edi Rama. Ata meritojnë mirënjohje.

Nuk janë mbaruar

Duke komentuar ngjarjet në Shqipëri kujtoj në këto muaj të pritshëm atë çfarë më kanë thënë dy miq amerikan dhe gjerman, unë i quaj SHBA dhe BE..I pari më tha se në harkun e tre muajve do të ndodhin në Shqipëri ngjarje të cilat sot nuk mendohen. Ndërsa miku gjerman më tha se Berlini do të kollitet politikisht shumë shpejt dhe Tirana nuk do të ketë vetëm temperaturë, por shumë më tepër…

Nuk janë mbaruar akoma…

Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Genc Rruli, Bamir Topi, Astrit Patozi, Arben Imami, Majlinda Bregu, Mero Baze, njërëzit e pakufi pushtetshëm në PD, u shndërruan në qortues radikal ndaj PD, hera herës më shumë se Rama dhe mazhoranca, duke trazuar opozitën edhe me veprime të financuara dyshueshëm…Kanë marrëdhënie të shkëlqyera me shefin e mazhorancës, i cili i ka futur në axhendën e tij duke punuar me to sa herë gjendet në zgrip. Kundrejt respektit dhe interesave të plotësuara sipas intensitetit të opozitës së pakërkuar ndaj opozitës…

Nuk jane mbaruar ende….

Sepse siç thotë Abraham Linkoln… “Mund t’ua hedhësh shumicës së njerëzve për disa kohë dhe një pjese të njerëzve gjatë gjithë kohës, por nuk mund t’ua hedhësh të gjithë njerëzve gjatë gjithë kohës…

Nuk janë mbaruar ende….