Një i ri është gjetur i pajetë në zonën e Liqenit të Thatë në kryeqytet.
Sipas policisë, i 31-vjeçari, i denoncuar i zhdukur nga familjarët 8 ditë më parë, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Në rrugën e ‘Ullishtes’, në afërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr1. është gjetur i pajetë shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.