Edhe pse ka pak kohë që ka dalë nga burgu, duket se telashet nuk po i ndahet repereit të njohur shqiptar Stresi.
Ai u nda nga e partnerja e tij Kejsi, por sot mediat raportuan se, teksa ka qenë duke udhëtuar në rrugët e Kosovës është përfshirë në një aksident që ka sjellë pasoja tek një kalimtare.
Menjëherë pas ngjarjes në vend është paraqitur policia e cila shihet të ketë ‘rrethuar’ Stresin.
Por reperi ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke publikuar një video, ku shkruan se është një kontroll ”blic” nga policia dhe se nuk ka aksidentuar askënd.
“Kjo osht Aksion Policor Blic dhe jo Aksident🤔🤔🤔 ju lutem mediav pak ma mire me marr info .Rrespekt Stresi Stresinjo!”- shkruan Stresi.