Shënohet viktima e parë në Shqipëri nga sëmundja e “etheve të minjve”.
Mësohet se viktima është një 32-vjeçar nga Erseka, i cili ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.
Raportohet se në spital janë shtruar 2 të infektuarit e parë nga kjo sëmundje.
Shefja e Trajtimit të Sëmundjeve Infektive, Najada Çomo, shpjegoi simptomat dhe shkaqet karakteristike të përhapjes së kësaj sëmundjeje vdek-jeprurëse.
“Ethet e minjve” shkaktohet nga brejtësi i kuq dhe përhapet nëpërmjet ushqimeve të kafshuara prej tij, raporton Report Tv.
Zonat malore rrezikohen më tepër nga kjo sëmundje epidemike, ndërkohë që simptomat janë: temperaturë e lartë, dhimbje muskujsh dhe ethe.
Sëmundja përhapet dhe nga vapa e thatësira.
Vdekshmëria e saj arrin në 60%.