Një shqiptar ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur si rezultat i një atentati ndaj tyre.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Meinestraße në rrethin Wolfsburg Vorsfelde.
Shqiptarët ende të paidentifikuar ishin të moshave 30 dhe 31-vjeç. Nga të dhënat mësohet se ndaj tyre është qëlluar së paku 6 herë.
Referuar dëshmive nga vendi i ngjarjes, shqiptarët u qëlluan nga një makinë që kaloi, ndërsa ata po ecnin në trotuar.
Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus duke folur për mediat gjermane tha se viktima dhe i plagosuri janë shqiptarë.
Menjëherë pas atentatit shqiptarët janë transportuar në spital. Njeri prej tyre për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë, ndërsa tjetri vijon të marrë ende ndihmën e mjekëve.