Chelsea ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Liverpoolit në Superkupën e Europës që po zhvillohet në Stamboll.
Në minutën e 36’ Olivier Giroud nuk gaboi duke mposhtur portierin e të kuqve.
Prej disa minutash Chelsea po luan në gjysmëfushën e Liverpoolit duke dominuar lojën me raste të shumta shënimi.