Një grua shqiptare, e cila prej 10 vjetësh është dhunuar e përdhunuar, mbajtur si skllave, duke iu nënshtruar edhe torturave, ka zbardhur për policinë italiane një ngjarje të rëndë, ku ajo vetë ishte viktimë.
Ngjarja ka ndodhur në Corigliano Rossano në Itali, ndërsa mediat italiane njoftojnë se pas dhjetë vjet torturash, gruaja me origjinë shqiptare ka marrë guximin për të treguar se çfarë i ka nadodhur.
Hetimet zgjatën 7 ditë, ndërsa në prangat e policisë së Cozencas ranë 5 persona.
Ata akuzohen për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje.
Në banesën ku mbahej gruaja u gjetën edhe mjete për praktika seksuale sadomazokiste.
Hetimet për dhunën seksuale filluan pasi ndodhi një lidhje jashtëmartesore, tha Cataldo Pignataro nga komisariati i Cigliano Rossano.
Marrëdhënie sentimentale u kthye për gruan në dhjetë vjet tortura dhe dhunë, takime seksuale me burra të tjerë që vinin për ta përdhunuar viktimën, deri edhe 20 njëkohësisht.