Flamur Golemi, kryebashkiaku i Gjirokastrës, ka bërë lëvizjen e radhës.
Ai ka shkarkuar drejtorin aktual të Ujësjellësit, Dhimo Kristidhi dhe në vend të tij ka emëruar Gentian Llogo.
Ky i fundit ka qenë ish-kryetar i PS-së dhe më pas Administrator i Universitetit ‘Eqrem Çabej’.
Golemi dhe përfaqësues të tjerë të bashkisë bënë sot prezantimin e Llogos me stafin e Ndërmarrjes së Ujësjellësit.
Ky është drejtori i katërt që vjen në Bashkinë Gjirokastër pas marrjes së mandatit nga Flamur Golemi.