Keidi Pasha është 20-vjeçari nga Mati i cili u vra dje të Gjermani, me armë zjarri, dy ditë pasi shkoi në shtetin gjerman. Në rrjetet sociale dominojnë mesazhet ngushëlluese për vdekjen tragjike të të riut, familja e të cilit ka hapur dyert e mortit.
Ngjarja
Ai bashkë më një tjetër shqiptar u qëlluan më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Gjermani dhe një prej tyre humbi jetën. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën e Vorsfelde në Wolfsburg. Duke iu referuar një deklarate të përbashkët për mediat të policisë lokale dhe prokurorisë, mediat gjermane raportojnë se autoritetet u lajmëruan rreth orës 22. Pasi shkuan në vendngjarje, gjetën dy persona të shtrirë në rrugë, në gjendje të rëndë. Ata u transportuan në spital dhe njëri ndërroi jetë, ndërsa tjetri po merr mjekim në spitalin publik në Wolfsburg. Te të dy u konstatuan plagë të shkaktuara nga armë zjarri.