Janë shënuar dy gola në 15 minutat e para të shtesës në ndeshjen midis Liverpool dhe Chelsea në finalen e Superkupës së Europës.
Fillimish ishte Mane që kaloi Liverpool në avantazh, teksa në minutën e 100 Chelsea barazoi me anë të Jorginho, i cili ekzekutoi në mënyrë të saktë një 11 metërsh të fituar nga Abraham.