• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përqafimet me Erdogan dhe korrupsioni, po largojnë Ramën nga SHBA/ Paralajmërimi i ekspertit amerikan

14:07 : 13/08/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Korrupsioni dhe përqafimet me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, po e largojnë Edi Ramën nga SHBA. Paralajmërimi është bërë nga studiuesi i njohur amerikan Alon Ben-Meir.

Në një intervistë për “Shekulli-n”, Meir mendon se korrupsioni në qeveri përbën një kërcënim për investimet amerikane në Shqipëri, por jo vetëm kaq, pasi ky korrupsion dhe një elitë e papërgjegjshme politike, mund edhe të ndërpresë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Mjerisht, që nga rënia e komunizmit, Shqipëria ka qenë e qeverisur nga politikanë të korruptuar, të cilët kanë dëmtuar imazhin e saj dhe mund të vonojnë procesin e pranimit të saj në Bashkimin Evropian.Ka disa shtete anëtare të BE-së që kundërshtojnë integrimin e Shqipërisë në këtë pikë, pikërisht për shkak të korrupsionit të vazhdueshëm dhe krimit të organizuar. Këto fakte paraqesin një sfidë të rëndësishme për qeverinë, pavarësisht se sa të sinqertë janë përpjekjet e saj për t’u marrë me këtë çështje endemike”, shprehet studiuesi amerikan.
Ben-Meir flet edhe për rolin e veçantë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe efektet negative që ka afrimi i Edi Ramës me Presidentin e Turqisë, Taip Erdogan.

“Nuk ka dyshim se SHBA mund, dhe në fakt duhet, t’i sigurojë Shqipërisë një mbështetje të konsiderueshme financiare me fokus në projektet e zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo do të sigurojë mundësi për punë me pagë të mirë për të rinjtë, ngjall ndjenjën e përkatësisë dhe do të ofrojë perspektiva më të mira për rritje, të gjitha këto janë çelësi për ngjalljen e shpresës, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Kjo gjithashtu do t’i shërbente interesit strategjik të ShBA-ve në Shqipëri dhe do të parandalonte që Rusia dhe Turqia të krijojnë një themel të fortë në vend. Por mungesa e investimeve të konsiderueshme amerikane në Shqipëri i atribuohet disa shqetësimeve, mes tyre korrupsionin e përhapur si në qeveri ashtu edhe në sektorin privat.

Lexo edhe:

“Mori 10 mijë euro borxh”/ Zhdukja e Eraldo Muçit, gazetarja: Ja çfarë iu tha i riu miqëve të tij

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina pranë rrethrrotullimit të Shkozës

Paqëndrueshmëria relative politike, siç u demonstrua në protestat e fundit, dekurajon investime të mëdha nga kompanitë amerikane. Veçanërisht ka një konkurrencë të fortë nga Turqia, i cili ofron “kushte më të mira”, duke e bërë më të vështirë konkurrencën e kompanive amerikane. Fakti që kryeministri Rama vazhdoi të përqafohet me Erdogan, pa dyshim nuk ndihmon”, thekson studiuesi.

Dr Alon Ben Meir është profesor dhe bashkëpunëtor i lartë në Qendrën e “Global Affairs” të Universitetit të Nju Jorkut dhe anëtar në Institutin e Politikave Botërore. Dr. Ben-Meir është një ekspert për politikën dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve.

Në dy dekadat e kaluara, Ben-Meir është përfshirë direkt në negociata të ndryshme midis Izraelit dhe vendeve fqinje të saj dhe Turqisë. Ben-Meir organizon debatet: “Udhëheqësit Global: Biseda me Alon Ben-Meir”, një seri diskutimesh dhe bisedash me politikë-bërësit e lartë nga e gjithë bota që zhvillohen çdo semestër në NYU.

Ai gjithashtu rregullisht informon në Departamentin e Shteteve të Bashkuara për Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve. Ai shkruan një artikull të përjavshëm që shfaqet në shumë gazeta, revista dhe uebfaqe, duke përfshirë Huffington Post, Jerusalem Post, East East Times, Times of Israel, Epoch Times, Quarterly Politike, Harvard Revieë, dhe shumë botime të tjera në arabisht dhe anglisht. Ben-Meir është shfaqur në rrjete si ABC, Al Jazeera (Anglisht dhe Arabisht), Al Arabiya, al Hurray, CNN, Russia Today dhe NBC.

Ai është autor i shtatë librave që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme dhe aktualisht është duke punuar në një libër të ri për dimensionin psikologjik të konfliktit izraelito-palestinez. Dr. Ben-Meir ka një diplomë master në filozofi dhe një doktoratë në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti i Oksfordit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mori 10 mijë euro borxh”/ Zhdukja e Eraldo Muçit, gazetarja: Ja çfarë iu tha i riu miqëve të tij

18:28 : 12/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina pranë rrethrrotullimit të Shkozës

18:14 : 12/07/2025
AKTUALITET

“PD t’ju hapë derën të rinjve”/ Salianji: Të gjejmë mekanizmat për të rrëzuar regjimin

18:06 : 12/07/2025
AKTUALITET

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit

18:01 : 12/07/2025
AKTUALITET

Qëndrimi në burgun e Fierit, Salianji: Kushte të vështira! Nuk kishte ujë dhe lahesha me kanaçe

17:50 : 12/07/2025
RAJONI

Bie sistemi i policisë në RMV, ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

17:42 : 12/07/2025
Para

Delvina, qyteti “fantazëm” pa ujë dhe shërbim në spital

TË GJITHA

“Mori 10 mijë euro borxh”/ Zhdukja e Eraldo Muçit, gazetarja: Ja çfarë iu tha i riu miqëve të tij

18:28 : 12/07/2025

Aksident në Tiranë, përplasen dy makina pranë rrethrrotullimit të Shkozës

18:14 : 12/07/2025

“PD t’ju hapë derën të rinjve”/ Salianji: Të gjejmë mekanizmat për të rrëzuar regjimin

18:06 : 12/07/2025

Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit

18:01 : 12/07/2025

Qëndrimi në burgun e Fierit, Salianji: Kushte të vështira! Nuk kishte ujë dhe lahesha me kanaçe

17:50 : 12/07/2025

Bie sistemi i policisë në RMV, ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

17:42 : 12/07/2025

Nga fjala e burrit tek fadromat e shtetit/ Si i mashtroi Rama banorët e Thethit

17:36 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com