Një aksident automobilistik ka ndodhur te zona e “Unazës së Re” në kryeqytet pasditen e sotme. Burime nga vendngjarja thanë se janë përplasur dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen Golf”.
Nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa trafiku është rënduar.
Në këtë segment, pasi firma Salillari ‘shqepi’ rrugën në kuadër të projektit të shumë-debatuar për Unazën e Re, ndodhin të tilla aksidente.
Lidhur me asindetin në fjalë, nuk ka një reagimin zyrtar nga policia.