• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

AKU në aksion/ Gjoba dhe bllokim aktiviteti për 4 biznese. Ja subjektet e ndëshkuara

09:49 : 10/08/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin për sigurinë ushqimore.

Nga kontrollet ka rezultuar se 3 subjekte në Tiranë dhe një në Prrenjas janë kapur me shkelje, pasi nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore duke i gjobitur dhe ndërprerë aktivitetin.

Në Tiranë janë kapur me shkelje, gjobitur dhe mbyllur një “FastFood&Kreperi”, konkretisht “Platea-Fjoralb Kaca”, një subjekt që tregtonte fruta perime dhe restorantin KungFu Express, ndërsa në Prrenjas një dyqan ushqimor.

Raporti i plotë me shkeljet që janë konstatuar nga AKU-ja

Në subjektin “Platea-Fjoralb Kaca” me aktivitet “FastFood&Kreperi”, Tiranë, u konstatua se aktiviteti ushtrohej pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A. – Prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz), nuk dispononte/zbatonte planin HACCP, si dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë (lëndë të para pa faturë). Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:

Lexo edhe:

Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndërprerjen e sinjalit të News24

Horoskopi javor/ Zbulo çfarë do të ndodhë me shenjën tënde

“Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë (ushtrim aktiviteti pa licencën përkatëse),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (moszbatim i sistemit të vetëkontrollit),

“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë), si dhe “Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.

Në subjektin “Ervis Drita” me aktivitet “Tregtim i fruta-perimeve”, Tiranë, u ushtrua kontroll në vijim të indicios së ardhur nga Bashkia Tiranë, nga ku u konstatua se aktiviteti ushtrohej në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme (ambjent i hapur, dysheme e pashtruar, mungon tualeti dhe uji i rrjetit, ekspozimi në diell i produkteve, arka me produkte në kontakt me tokën, personeli pa librezë shëndetësore) dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë (faturat tatimore) për produktet (shalqi, pjepër, patëllxhan, lulelakër, spinaq, brokoli, qepë e njomë, etj). Për shkeljet ligjore të konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (mangësi në kushtet higjeno-sanitare),

“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

“Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit), si dhe “Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të mënjehershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Në subjektin “Le Xu” (KungFu Express) me aktivitet “Restorant”, Tiranë, u konstatua se aktiviteti ushtrohej pa licencën përkatëse (kategoria II.1.A.1 – prodhim, përpunim dhe shpërndarje të ushqimit për njerëz), në kushtet higjeno-sanitare të papërshtatshme (ambienti i palyer, tavan dhe dyshemeja e dëmtuar, papastërti, parregullsi dhe mbingarkesë në ambientin dhe pajisjet e punës, ambient i përbashkët pune për përgatitje e produktet “pasta” dhe “mish”), si dhe kushte të papërshtatshme të ruajtjes frigoriferike (ringrirja e produkteve të shkrira, ruajtje e përbashkët e produkteve “pasta” dhe “peshk” etj). Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë (ushtrim aktiviteti pa licencë),

“Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (mangësi në kushtet higjeno-sanitare), si dhe “Ndërprerje e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.

Në subjektin “Asim Kllogjri” me aktivitet “Dyqan ushqimor”, Kllogjri/Prrenjas, u konstatua se subjekti tregtonte produkte ushqimore me afat përdorimi të kaluar (Coca Cola me datë skadence 22.05.2019, Fanta Exotik me datë skadence 19.06.2019, Fanta Portokall me datë skadence 19.06.2019, biskota “Petit Beurre Extra” me datë skadence 01.11.2018.), si dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (prania e papastërtive, dyshemeja, tavanet dhe raftet me prani ndryshku dhe sipërfaqe jolehtësisht të pastrueshme, pa tualet, pa lavaman, temperaturat e ambienteve nuk monitoroheshin, pa plan DDD, personel pa librezë shëndetësore). Për shkeljet ligjore të konstatuara, ndaj subjektit, trupa inspektuese mori masat administrative:

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (tregtim të produkteve me afat përdorimi të kaluar),

“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mangësi të kushteve të përgjithshme dhe të veçanta të higjenës).

“Bllokim i produkteve” të pasigurta me destinacion asgjësimin, si dhe “Ndërprerja e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndërprerjen e sinjalit të News24

13:10 : 11/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi javor/ Zbulo çfarë do të ndodhë me shenjën tënde

13:09 : 11/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Kuçovë! 59-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

12:55 : 11/08/2025
AKTUALITET

Skandal korruptiv në Tropojë/ PD: Rexhë Byberaj favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë

12:51 : 11/08/2025
AKTUALITET

Ndërprerja e sinjalit të News24, gazetarët në protestë: Liria e medias në rrezik

12:37 : 11/08/2025
AKTUALITET

Emigrantët kthehen në shtëpi për pushime, fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit

12:23 : 11/08/2025
Para

Zaptimi i plazheve/ Procedohen penalisht dy drejtorët e bashkisë dhe disa biznesmenë

TË GJITHA

Berisha: Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndërprerjen e sinjalit të News24

13:10 : 11/08/2025

Horoskopi javor/ Zbulo çfarë do të ndodhë me shenjën tënde

13:09 : 11/08/2025

E rëndë në Kuçovë! 59-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

12:55 : 11/08/2025

Skandal korruptiv në Tropojë/ PD: Rexhë Byberaj favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë

12:51 : 11/08/2025

Ndërprerja e sinjalit të News24, gazetarët në protestë: Liria e medias në rrezik

12:37 : 11/08/2025

Emigrantët kthehen në shtëpi për pushime, fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit

12:23 : 11/08/2025

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

12:19 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com