Spirale jashtëzakonisht të rrezikshme për vendin e ka cilësuar kreu demokrat, Lulzim Basha, zaptimin me dhunë të bashkive nga kandidatët e Rilindjes që u shpallën fitues nga votimet e 30 qershorit.
“Kush do ta pengojë nesër popullin të hyjë në kryeministri, ministri, hipotekë, tatime, dogana? Dhuna shtetërore është përshkallëzimi më i rrezikshëm, dhe kapja me dhunë e pushtetit vendor hedh në erë cdo shtyllë të mbetur të demokracisë”, tha Basha.
Ai u shpreh se pengesa e vetme për zgjidhjen e krizës, me pasoja të rënda për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, është refuzimi i Edi Ramës, për të pranuar krizën dhe për ti dhënë zgjidhje krizës sipas parimeve dhe standardeve evropiane.
“Kur rrezikohet vendi, rrezikohemi të gjithë, cdo qytetar, për fat të mirë PD është në ballë të kësaj beteje si e vetmja shpresë dhe mburojë e interësit publik nga Teatri te Unaza e kudo tjetër.
Rama ka 6 vjet që kur u bë kryeministër, ka pasur përcarjen sulmet ndaj PD dhe meje personalisht, vetëm këtu mos kërkoni lajm, hapni lajmet cdo verë do të shikoni të njëjtët figura, mercenare, janë tre linja sulmi, janë mësuar përmendësh, që financon Rama me paratë që ju grabit ju kundër opozitës dhe Bashës, këtu nuk ka lajme, dhemb shumë ajo Rama ik, do të dëgjoni lloj lloj tani”, tha Basha.