Prej disa muajsh, Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të Rilindjes, e lidhin përshkallëzimin e qëndrimeve të opozitës me frikën që kanë drejtuesit e saj nga drejtësia e re.
Kreu demokrat Lulzim Basha u pyet sot nëse ai ka frikë apo jo nga SPAK, institucioni q♪7 pritet të godasë korrupsionin në nivelet e larta të politikës.
“Mungesa e SPAK është një nga veprat më tinëzare të Edi Ramës. Opozita e ka votuar me vullnet të plotë krijimin e tij, por Edi Rama e ka sabotuar funksionimin në kohë, pasi ai vetë dhe qeveria e tij e zhytur në korrupsion të jashtëzakonshëm, janë ata që do të jenë subjektet e para të SPAK”, iu përgjigj Basha.