Futbollisti me origjinë shqiptare, Meritan Shabani, është transferuar te klubi i Wolves në Premier Ligë.
Mesfushori ofensiv, i cili ishte pjesë e Bayern Munchen, ka firmosur kontratë 3-vjeçare me anglezët, teksa do t’i bashkohet fillimisht skuadrës së 23-vjeçarëve.
Shabani debutoi me Bayernin në prill të vitit 2018 në fitoren 4-1 kundër Eintraht Frankfurtit.
“Jam i lumtur që jam lojtar i Wolves. Më ka pëlqyer projekti i tyre dhe jam i lumtur që me është dhënë mundësia që të luaj për këtë ekip. Fusha dhe gjërat e tjera këtu janë fantastike dhe do të më japin mundësinë që të zhvillohem si futbollist, në një ambient të ri që prodhon përvoja të reja”, është shprehur Shabani pas largimit në Bayerni.














