E ftuar sot në programin veror “Pushime on Top” ne Top Channel, Lajla Pernaska, deputete për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë, teksa u pyet nga prezantuesja e programit Ori Nebiaj mbi rolin e gruas në shoqëri ish politikania, nuk u kursye në gjykimin e saj mbi gratë, që përfaqësojnë sot politikën, duke nënvizuar se ato janë stili “Barbie dolls”:
“Në gjykimin tim sot është rritur nr i përfaqësimit të grave, por ka rënë cilësia, dhe kjo jo për mungesë të kapacitetit të tyre, por mendoj se kanë krijuar këtë lloj deformimi vetë kryetarët e partive. Të cilët kanë krijuarv një model femëror, që nuk përputhet me kapacitetin që kanë sot gratë, është një model jo-përfaqësues një model I preferuar nga kryetarët e partive për femrat marjoneta në një term quhen edhe “barbie dolls” dhe që janë tejet larg modelit real të femrës shqiptare”.
Sa i takon kohës së dikurshme kur ajo ishte politikane, nëse do të kishte bërë diçka ndryshe, u përgjigj:
“Ka deficite në aspektin e jetës personale, por edhe të tjerëve ndaj familjes sime ndaj tim biri, ndiej keqardhje që s’kam qenë në situata të caktuara të jetës së tij, nëse do të rikthehesha do të kisha bëre diçka ndryshe”.














