Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Kim Mehmeti ka folur pa dorashka lidhu me atë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri nën qeverisjen e Edi Ramës.
Ai shkruan se në vend të një Shqipërie të fortë, me shqiptarë të kënaqur, u krijua një Rilindje e fortë me politikanë milionerë.
Në një postim në rrjet, Mehmeti shkruan “ne donim një Shqipëri të fortë, me shqiptarë të kënaqur në të, e jo një ‘Rilindje’ të fortë me politikanë milionerë që na mësuan si mbrohet partia dhe pushtetarët, por jo edhe atdheu!”.