Tre lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë orëve të para të mWngjesit të sotëm në territorin shqiptar.
Lëkundja e parë është regjistruar në orën 02:06, 12 km larg qytetit të Korçës. Ajo ishte me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter.
Në orën 05:58 është regjistruar në të njëjtën zonë lëkundja e dytë, po me magnitudë 2.7.
Ndërsa lëkundja e tretë sizmike është regjistruar pak minuta më pas, 06:06, 53 km larg Tiranës. Kjo lëkundje ishte me magnitudë 2.3 të shkallës Rihter.