• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau babanë, trupin ia hodhi në liqenin e Farkës/ Dënohet me 21 vite burg autori

15:48 : 04/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Vrau babanë dhe i hodhi trupin në liqenin e Farkës, dënohet me 21 vite burg Selman Alija.

Gjykata për Krime të Rënda e ka gjetur fajtor 28- vjeçarin për veprën penale të vrasjes në familje dhe rreth një muaj më parë e ka dënuar atë. Alija, në dhjetor të vitit 2017, pas një debati të momentit, goditi babanë e tij, Fejzi Alija, dhe më pas trupin e tij e mbuloi me një batanije dhe e hodhi në liqen, për t’u larguar më pas nga Tirana.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Selman Fejzi Alijës, për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ dhe, në bazë të nenit 79/c të Kodit Penal, e dënon me njëzet e një vjet burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Selman Fejzi Alija fillon t’i llogaritet nga data 23.12.2017, dita e arrestimit tij”, shkruhet në vendimin e Krimeve të Rënda. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 22 vite burg për 28-vjeçarin, ndërsa mbrojtja në konkluzionet përfundimtare, kërkoi ndryshimin e akuzës, nga “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në “Vrasje e kryer në kushte të tronditjes së fortë psikologjike”.

“Mbrojtja në përfundim kërkoi ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’, parashikuar nga neni 79/c i K. Penal në veprën penale ‘Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike’, të parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal”, shkruhet në vendim, por kërkesa nuk është pranuar nga Gjykata, që e ka shpallur fajtor për vrasje brenda familjes. Nga dëshmitë e dhëna nga të afërm, por edhe të vetë 28- vjeçarit, duket se dhuna dhe ofendimet e kanë shtyrë Selman Alijën të vriste babanë e tij.

Familjarët e 28-vjeçarit kanë pohuar në Gjykatë se pas fejesës, pa dëshirën e tij, marrëdhëniet atë e bir ishin acaruar dhe shpesh kishin pasur debate. Nga dëshmia e mamasë së të riut dhe motrës së tij, flitej për një histori keqtrajtimesh psikologjike dhe fizike të zgjatura në kohë.

Lexo edhe:

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

PRANIMI

Selman Alija është arrestuar në Kamëz, në dhjetor të 2017-ës, kur pas një udhëtimi deri në Kukës pas vrasjes, ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij. Menjëherë pas arrestimit, Selman Alija e ka pranuar atë që kishte bërë, duke treguar edhe detaje për ngjarjen. “Mbrëmjen e 22 dhjetorit, rreth orës 17:00, kur ishte errësuar, isha në derën e avllisë së shtëpisë, në portën kryesore, së bashku me babanë, Fejzi Alija, ku po shkarkonim disa materiale për shtëpinë nga një zetor. Këto materiale i kishim marrë te motra e babit. Në kohën që po shkarkoja thasët me materiale nga mjeti, babai më ka thënë që ‘nusen tënde e kemi përgjysmë së bashku’.

Në këtë moment e kam goditur nga pas koke me një çekiç hekuri, e kam goditur 4 herë me çekiç dhe pasi ka rënë në tokë, e kam mbështjellë me një tapet të vjetër, të cilin e përdornim për të mbuluar makinën. E kam hipur në makinën e vëllait, i cili jeton jashtë shtetit. Kam futur trupin e babait në bagazh dhe më pas jam nisur me makinë në drejtim të liqenit te varrezat. Kur kam arritur te liqeni, kam hapur bagazhin për të nxjerrë trupin e babait, por ai po lëvizte dhe e kam goditur një herë në pjesën e përparme të ballit. Pastaj e kam nxjerrë trupin nga bagazhi i makinës dhe e kam futur deri në gjysmë të trupit në ujë dhe e kam lëshuar trupin në liqen”, ka dëshmuar i riu.

KALLËZIMI

Ndërkohë, kanë qenë disa gjurmë gjaku, që kanë bërë familjarët e tjerë të dyshonin se në banesën e tyre mund të kishte ndodhur një krim. Në dëshminë e saj, nëna e të pandehurit tregon se në oborr ka parë gjurmë gjaku dhe u ka treguar fëmijëve të saj, të cilët kanë shkuar në Polici dhe kanë bërë denoncimin. “Pasi po kontrolloja rreth e rrotull nëpër shtëpi në një tokë aty afër, kam gjetur gjurmë gjaku dhe u thashë fëmijëve për këtë. Më pas vendosëm të njoftonim Policinë. Pas kësaj djali dhe dhëndri telefonuan Policinë dhe më pas shkuam në Komisariatin e Policisë nr. 1. Aty kemi kallëzuar faktin që nuk e dinim se ku ndodheshin Selmani dhe Fejziu dhe u treguam edhe që kemi gjetur gjurmë gjaku te toka”, është shprehur ajo. /Panorama/

Lajme të lidhura

RAJONI

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

08:40 : 29/07/2025
AKTUALITET

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025
AKTUALITET

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 29/07/2025
AKTUALITET

Sot mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu

08:07 : 29/07/2025
Para

'Edi Rama election killer' / Former MP explodes: KQZ violated law…

TË GJITHA

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

08:40 : 29/07/2025

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025

Këmbimi valutor 29 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 29/07/2025

Sot mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu

08:07 : 29/07/2025

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com