Një kalimtar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti, mbrëmjen e së shtunës në aksin Shkozet – Plepa. Viktima është 56 vjeçari Sh.P.
Aksidenti ndodhi në orën 23:30 në aksin rrugor Shkozet-Plepa, Durrës, kur një automjet që drejtohej nga 30 vjeçari, A.Zh., ka goditur kalimtarin.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme ndërkohë që po kryhen hetime për shkakun e aksidentit.