Një ngjarje e rëndë është shënaur sot në Costa Del Sot. Sipas mediave të huaja një burrë, që kishte dhunuar viktimën e tij e kishte nxjerrë të plagosur në ballkon, ku e eskpozonte para kalimtarëve.
Agresori i veshur me pantallona plazhi mbante një thikë kuzhine në dorë, ndërkohë që pranë tij qëndronte një viktima e tij i gjakosur dhe i rrithte gjak nga qafa.
Fytyra e viktimës ishte mbuluar gjysmë me një bluze të bardhë që i mbulonte gojën, ndërkohë që i kishte ligjuar dhe duart.
Daily Mail media e cila ka postuar dhe videon shkruan se agresori i kishte prerë fytin burrit dhe e kishte nxjerrë para të gjithëve. Turistët u shokuan nga ngjarja, por filmuan të gjithë skenën dhe e dërguan në Polici.
Forcat e policisë arritën shumë shpejt në vendngjarje dhe arrestuan të armatosurin. Ndërsa i plagosuri u dërgua me urgjencë në spital.