• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Derëthyesit e Rilindjes

13:15 : 02/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në një qebaptore ku mbante era mish i pjekur dhe rakie rrushi, që bashkohej me parfumin e shtrenjtë të ministreshës Elisë dhe ish-ministrit Arben, kryebashkiaku i ri i Kavajës u betua se do të punonte me ndershmëri. Nuk munguan edhe batutat plot “kripë” të elitës Rilindase dhe në fund, ky kryebashkiak, i zgjedhur me 11 % të votuesve, rendi drejt bashkisë.

Bum-bum me çekan, bam… një shkelm të fortë, dhe dera e bashkisë u shqye…! Duartrokitje nga Rilindasit, shkëlqim në sytë e ministreshës dhe në këtë mënyrë kryebashkiaku i ri u fut uzurpueshëm në atë institucion lokal.

Kështu ndodhi edhe në Bashkinë Devoll, ashtu edhe në shumë bashki të tjera të vendit si në Mat që e shpartalluan derën tërësisht. Kështu do të ndodhë edhe në bashkitë e tjera që drejtoheshin deri pak ditë më parë nga kryebashkiakët e djethtë. Të pakëta ishin ata kryabashkiakë të së djathtës që ia lëshuan zyrën me “çelsa në duar”, të cilët më shumë se të njihnin “fitoren e kundërshtarit”, thjesht i kursyen shkelmat dhe shkallmimin e dyerve, pasi Rilindasit e kanë ndarë mendjen: “me hir apo pahir do futen në çdo bashki”.

Lexo edhe:

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

Si mund të qeverisë një drejtues lokal kur që ditën e parë të punës e nis me shqyerje, thyerje dhe shantazh? Përfundimi dihet, kur edhe këshillat bashkiakë janë të gjithë nën ngjyrat e PS-së. Kryerilindasi Edi Rama i konsideron: “Zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike”, duke këmbëngulur se 30 qershori ishte një pikë e madhe kthese që ndan sipas tij paligjshmërinë nga ligjshmëria.

Ata që sot po varin kalaqafë rripin e kryebashkiakut, nuk i ngjajnë përfaqësuesve të zgjedhur, por një bande të fortësh në minorancë që tregojnë muskujt kudo që shkelin. Me sy të errësuar, kryebashkiakët e rinj po mbjellin terror dhe dhunë ndaj institucioneve që do i drejtojnë vetë, pa opozitë, pa një frymë kritike, por vetëm kokëbindur për çdo urdhër dhe nismë që vjen nga qeverisja qendrore.

I ngjajnë më shumë paraardhësve të tyre në vitin 1945, që pasi përfunduan luftën, me pushkë në krahë, uzurpuan çdo institucion, sekuestruan objekte dhe nxorën me dhunë nga shtëpitë kundërshtarët politik.

I gjithë gushti do të kalojë me këto pamje të trishta. Uzurpuesit e pushtetshëm lënë pas shkatërrim, terror dhe frikë që nuk mbyllet vetëm me shkallmimin e dyerve, por me instalimin e një diktature, nga pushteti lokal deri në atë qëndror.

Braktisja e zgjedhjeve të 30 qershorit nga opozita nuk e ndali çmendurinë Rilindase për tu futur e vetme në një proces votimesh, ku në më shumë se gjysmën e bashkive të vendit kishte vetëm një kandidat, ndërsa në të tjera u paraqitën kandidatë fiktiv, nën siglën e partizës Bindja Demokratike, të pjellë nga zyrat e Rilindjes, në kundërshtim me ligjin për regjistrimin e subjekteve politike.

Këtë proces absurd edhe OSBE/ODIHR e konsideron të paprecedent dhe nuk është në gjendje që të certifikojë këto zgjedhje, që vetëm të tilla nuk mund të quhen. Gjithashtu opozita vijon betejën e saj politike duke e konsideruar proces fars dhe që nuk përfaqëson vullnetin e lirë qytetar. Marrëzia qeverisëse po vijon me shfaqjen publike të kryebashkiakëve të rinj, apo të rizgjedhurve socialistë, që kanë nisur revanshin në tregimin e forcës dhe jo arsyes.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025
BOTA

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025
SPORT

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025
RAJONI

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025
AKTUALITET

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025
Para

Taksa e Kosovës falimenton 3800 biznese në Serbi/ Panik për ekonominë serbe

TË GJITHA

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

20:45 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com