• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli pushon hetimet për Gjuzin, dyshohej për vrasjen e …

09:59 : 01/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Apelit ka pushuar hetimet ndaj Kastriot Gjuzit, i dyshuar për vrasjen e Mario Majollarit. Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi vendimin e marrë pak kohë më parë, kur u pushuan hetimet ndaj të dyshuarit të ngjarjes që tronditi kryeqytetin.

28-vjeçari Marjo Majollari u qëllua me 3 plumba pranë banesës së tij, ndërsa policia deklaronte pak kohë pas krimit se kishte zbuluar autorin. Për këtë policia arrestoi Kastriot Gjuzin, ndërsa krimin e klasifikoi si hakmarrje.

Majollari ishte deportuar nga Suedia ku kishte shkuar për të kërkuar azil, madje duke deklaruar se i rrezikohej jeta në Shqipëri. Por autoritetet suedeze nuk ia kishin aprovuar kërkesën dhe ai ishte kthyer në Tiranë, ku edhe u ekzekutua.

Më 28 maj të 2019, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi të pushojë hetimet për Kastriot Gjuzin të akuzuar për vrasjen e Mario Majollarit, rreth një vit më parë.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar pushimin e procedimit, pasi nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e Gjuzit.
Në kërkesën e saj organi i akuzës thotë se nuk mund ta provojmë fajësinë e të dyshuarit pasi nuk ka asnjë provë që e implikon atë në krim përveç pamjeve filmike, ku ai ishte në vendin e ngjarjes kur u ekzekutua 29-vjeçari.

Prokurori ka argumentuar në seancë se nuk janë gjetur provat materiale, si arma e krimit dhe për këtë nuk vërtetohen pretendimet.

Ndërkohë, nëna e Majollarit duke folur për mediat, është shprehur e revoltuar dhe thotë se do të apelojë vendimin.

“Shteti i doli për zot djalit tim dhe e ktheu, prisja më shumë. Nuk kam marr avokat por do ta ankimoj çështjen. Ky ishte shteti që ma ktheu, që i doli për zot që ka sigurinë, është ky shtet që ma vrau dhe po mbron kriminelin.

Jam thirrur vetëm njëherë nga Prokuroria dhe jam thirrur për herë të dytë kur m’u dha dosja, nuk kam mundur ta lexoja të gjithën por i pyeta se çfarë përmblidhte. Më thanë që është sekuestruar arma. Djalin e kam pasur flori, shihte punën e vete, hallin e vet, i vetmi faji ishte që kishte atë mbiemër dhe atë gjak. Ka qenë punëtor. Ku është drejtësia, ku është shteti që ka bërë Edi Rama? Shteti ma ktheu djalin dhe tha nuk i rrezikohet jeta, ndërsa tani po shteti liron kriminelin”, është shprehur e ëma e viktimës.

Kastriot Gjuzi u identifikua nga policia si autorë i krimit 24 orë pas ngjarjes dhe më pas ai u arrestua në Kosovë nëntë ditë më pas. Ai dyshohej se ekzekutoi 28-vjeçarin për motive gjakmarrje, pasi babai i Mario Majollarit i kishte vrarë vëllain Ilir Gjuzi në vitin 2000.

Mario Majollari u ekzekutua me katër plumba mbrëmjen e 10 prillit të një viti më parë, në rrugicën e shtëpisë së tij, vetëm 5 ditë pasi ishte kthyer nga Suedia ku i ishte refuzuar azili.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026
BOTA

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026
BOTA

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026
AKTUALITET

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026
BOTA

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026
BOTA

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026
Para

Plas grushti/ Sherr masiv mes të rinjve në Shëngjin, policia nuk arrin dot t'i ndajë (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

23:00 : 26/07/2026

Rusia godet portet e Ukrainës, mbytet anija e mallrave, 9 viktima

22:48 : 26/07/2026

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026

Tri mënyra se si tregu i gazit mund të tronditet para dimrit

22:00 : 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

21:48 : 26/07/2026

Mbyllet protesta te Kryeministria: Nesër te Parlamenti!

21:29 : 26/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş