• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teatri Kombëtar/ Rama “ble” dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Greminger

16:13 : 31/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Gremimger, i cili pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në Tiranë, ka reaguar lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa i ka kërkuar palëve vetëpërmbajtje, në rastin konkret pa e cilësuar, kur në fakt është qeveria, e cila duket e vendosur të zbatojë sa më parë projektin për shembjen e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, mes disa kullave, Greminger ka kërkuar lënien e kohës së duhur për procedurat institucionale.

Zyrtari i lartë i OSBE e cilëson çështjen e Teatrit si të ndjeshme e të politizuar, ndërsa sqaron se përgjigjia ime ndaj një ftese është nxjerrë nga konteksti.
Gremimger flet për institucione, kur në fakt çështja e Teatrit është në Gjykatën Kushtetuese, ku Presidenti Ilir Meta ka depozituar ankesën për ligjin special, porn ë fakt Gjykatë Kushtetuese nuk ka.

Edhe pse kur ishte në Tiranë, ai deklaroi se palët duhej të prisnin vendimin e Kushtetueses, pak ditë më pas, ai ka ndryshuar qëndrim. Madje, duke kaluar indirekt në anën e qeverisë, ndërsa i bën thirrje institucionmeve për zgjidhjen e situatës.

“Vërej me shqetësim se përgjigja ime ndaj një ftese publike është nxjerrë nga konteksti. Këshilla ime për të gjitha palët ishte dhe është që të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe t’i lënë procedurave institucionale kohën e duhur për marrjen e një vendimi në lidhje me një çështje të ndjeshme e të politizuar.

Lexo edhe:

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për disa të plagosur! Autori në arrati

Jam i bindur se institucionet shqiptare do të jenë të afta që t’i japin zgjidhje kësaj çështjeje ligjore, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet demokratike.
Unë dhe OSBE mbetemi të përkushtuar që të mbështesim procesin e reformave në Shqipëri”, shkruan Thomas Greminger.

Por për cilat institucione flet Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së?

Nëse e ka për qeverinë apo bashkinë e drejtuar nga Erjon Veliaj, këto janë të dy institucionet që krijuan përplasjen me artistët, aktorët, pjesëtarët e shoqërisë civile, duke tentuar jo më larg se 1 javë më parë të “pushtonin” Teatrin kombëtar me 3 lloje policish, bashkiaken, atë të rendit, dhe polici private, ndërsa pak metra më larg, qëndronin në gadishmëri, gati për “ndeshje” forcat speciale të FNSH-së.

Institucioni që ka bërë thirrje palëve për të shmangur përplasjen është ai i Presidentit të Republikës, që iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, madje në një rast të paprecedentë, ka qenë vetë Kreu i Shtetit që ka zgjedhur të çojë ankesën në gjykatë.

Meta ka kërkuar shpalljen anti-kushtetuese të ligjit special, e ka cilësuar atë si një ligj që i shërben oligarkisë, dhe ka bërë thirrje për t’i dhënë fund sundimit të aoligarkisë dhe vendosjen e shtetit ligjor. Kërkesa e Presidentit është protokolluar në Kushtetuese, e cila është jashtë çdo funksioni, ndërsa afatet edhe të premtuara nga ndërkombëtarët, bashkë me OSBE-në, për ngritjen e funksionimin e saj, janë tejkaluar.

Në kushte të tilla, do të ishte më e ndershme që OSBE, si një organizatë që ndër të tjera ka si mision edhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duhej t’i drejtohej qeverisë Rama që minimalisht të shtynte projektin e saj bazuar në një ligj anti-Kushtetues, deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese.

Po çfarë ndodh?

OSBE zgjedh t’i bëjë thirrje palëve, pra mbrojtësve të Teatrit Kombëtar, në njërën anë, dhe Qeverisë, në anën tjetër, që ka gati fadromat, policinë, gazin, projektin Fushaj, etj etj, që të tregohen të vetëpërmbajtura.

Dhe nëse merret e mirëqënë deklarata e Greminger, atëherë do të ishte më e ndershme, që ai t’i kërkonte artistëve, aktorëve, shoqërisë civile që të largoheshin nga Teatri, të shkonin me pushime apo të rrinin në shtëpitë e tyre, dhe ndoshta kjo mund të nënkuptonte edhe apelin për vetëpërmbajtje prej tyre.

Ndoshta vizita në Tiranë ia ka ngatërruar më keq mendimet për situatën zyrtarit të OSBE-së, që ndoshta për disa ditë ngrohu mbrojtësit e Teatrit, ndërsa sot vendosi t’i “ngrijë” ata. /Boldnews.al/

Lajme të lidhura

SPORT

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

19:39 : 11/10/2025
BOTA

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për disa të plagosur! Autori në arrati

19:29 : 11/10/2025
AKTUALITET

Formacioni zyrtar i Shqipërisë për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

19:16 : 11/10/2025
RAJONI

Analiza e REL: Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

19:09 : 11/10/2025
BOTA

Ushtria amerikane mbërrin në Izrael, në fokus zbatimi i marrëveshjes me Gazën

19:00 : 11/10/2025
BOTA

Zbulime të reja mbi sëmundjen e Parkinsonit

18:40 : 11/10/2025
Para

Zgjedhjet e 13 tetorit/ Aleati i Bashës: Me Ramën kryeministër jo, por…

TË GJITHA

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

19:39 : 11/10/2025

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për disa të plagosur! Autori në arrati

19:29 : 11/10/2025

Formacioni zyrtar i Shqipërisë për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

19:16 : 11/10/2025

Analiza e REL: Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

19:09 : 11/10/2025

Ushtria amerikane mbërrin në Izrael, në fokus zbatimi i marrëveshjes me Gazën

19:00 : 11/10/2025

Zbulime të reja mbi sëmundjen e Parkinsonit

18:40 : 11/10/2025

“Me Serbinë u treguam më korrekt se duhet”, ish-mbrojtësi i Kombëtares: Përfituan nga transferimi në Leskovac

18:31 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com