• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbardhen skemat dhe lidhjet me pushtetin/ Si biznesi mafioz i transportit të dherave po terrorizon ndërtimin

15:39 : 30/07/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Pjesë e biznesit të pisët të 3 landifilleve të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan e Fier, është dhe “trusti” monopol i transportit të dherave e mbetjeve ndërtimore, që realizohet me vendim të posaçëm të qeverisë e me dhunë të bashkive, tatimeve, IKMT-së, policisë së shtetit e me grupe të fortësh, që survejojnë e kërcënojnë investitorët e ndërtimit, duke folur në emër të kryeministrit, ministrave, deputetëve, kryepolicëve e drejtorëvë të njohur si pjesë e klanit të Edi Ramës, ndërkohë që këta të fortë, janë pajisur e lejohen të qarkullojnë me makina me targa false.

Përveç presionit dhe korrupsionit të shefave të pushtetit, bizneset e ndërtimit, po terrorizohen e zhvaten dhe nga banda “Mërtiri- Nallbani- Zoto”, dy të parët eksponentë me precedentë kriminalë brenda dhe jashtë vendit, ndërsa i treti, Klodian Zoto, kryehajdut i “Telecom” me dosje penale, koncesionar i 3 landfilleve përgjatë zonës Tiranë-Durrës-Elbasan-Fier-Vlorë.

Sipas fakteve të denoncuara nga “PAMFLETI”, bëhet fjalë për transportin e dherave dhe inerteve, që dalin si “mbetje” nga aktiviteti ndërtimor, të cilat deri në fund të muajit maj 2015, bizneset i evadonin me mjetet e tyre, duke i çuar në “pikat e grumbullimit”, të caktuara nga bashkitë dhe ish-komunat, sipas Ligjit Nr .9010, date 13.2.2003, ndryshuar me Ligjin Nr.10 137, datë 11.5.2009.

Por, qysh prej muajit qershor 2015 e në vazhdim, bizneset e ndërtimit të çdo lloji objekti privat e investimi publik, detyrohen, që dherat dhe mbetjet inerte, t’i evadojnë vetëm me firmën koncesionare “Integrated Energjy B.V” (3 landfillet Tiranë-Fier-Elbasan), mbasi kështu ka vendosur Edi Rama, me VKM Nr. 575, datë 24. 06. 2015, duke nxjerr vendim, mbi ligjin!

Ky vendim klientelist, është miratuar për të maskuar zhvatjen e dhunshme, që u bëhet biznesve të ndërtimit me bashki, tatime, polici e IKMT, në favor të bandës mafioze “Mërtiri- Nallbani -Zoto, të cilët e kanë kthyer këtë lloj hajdutërie, në biznes monopol, pasi firmat, të tmerruara e nën presion gjobash, sekuestro e heqje licencash, detyrohen ta bëjnë transportin e dherave, vetëm me këtë bandë.

Lexo edhe:

Nis gjyqi i “Sky ECC” në Belgjikë/ Motra e “kapos’ shqiptar: Ne punojmë në sistemin e drejtësisë, nuk e dinim…

Pas aksidentit dogji makinën, 27-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Angli

Gjithë kjo skemë, nuk ka asnjë lidhje me standardet mjedisore, por vetëm me fitimet miliona euro, pasi pazari është ndarë kështu: Mërtiri dhe Nallbani marrin 60% të vlerës së ardhur nga transporti, ndërsa Klodian Zoto i 3 landifilleve që ka dhe automjetet, merr 40% të vlerës së transportit dhe regjistron, volumin e dherave e inerteve, si sasi mbetjesh në landfille, për të marë pagesat nga bashkitë.

Ai që ka shpikur këtë lloj biznesi, me përmbajtje të hapur vepër penale “shtrëngim për marrje pasurie me përdorim stampash e aktesh zyrtare”, është Benard Nallbani nga Fieri, dënuar për trafik femrash e droge në Itali, me lidhje të forta në politikën shqiptare.

Ndërsa Klodian Zoto, “pinguini” i koncesionit të 3 landfilleve ku 70% të fitimit e marrin Linda Rama, Vilma Nushi, Erjon Veliaj, Damian Gjiknuri, me këtë të fundit ka lidhje të vjetra që përpara vitit 2005 kur Zoto ishte këshilltar në ministrinë e Mbrojtjes, kur Gjiknuri ishte Sekretar i përgjithshëm dhe Pandeli Majko, ministër.

Ish- ministrin e Financave Arben Ahmetaj, e përfaqëson në këtë biznes Klodian Mërtiri nga Tepelena, trafikant i drogës “greke”, familjar i deputetit Alekt Hyseni, i cili ka “thelën” e vet në transportin e dherave.

Sot, po publikojmë tre nga skemat që përdoren hapur nga banda “Mertiri- Nallbani- Zoto”, për të realizuar biznesin e transportit të dherave e mbetjeve inerte, vlera e të cilit, në disa dhjetëra milionë euro në vit.

Ja 4 skemat mafioze të shtetit, në shërbim të bandës së dherave e mbetjeve inerte

  1. Kryebashkiakët në Tiranë, Durrës, Elbasan, Librazhd, Lushnjë, Fier, Roskovec, Patos, Vlorë e në bashkitë që janë rrotull landfilleve, kanë angazhuar grupe policie bashkiake, që kontrollojnë e imponojnë ndërtuesit, madje dhe investitorët familjarë, që dherat dhe mbetjet, t’i transportojnë me firmat e landifilleve, duke u prezantuar përfaqësuesit e bandës: Klodain Mërtirin dhe Benard Nallbanin, të cilët mbikëqyrin kamionoët e firmave, që të mos u shmangen.
  2. Dy “kodoshët” Klodian Mërtiri e Benard Nallbani, kanë krijuar grupe survejimi si agjentë (dedektivë privatë), me makina me targa false e individë anonim, që gjurmojnë kamionët e bizneseve dhe për çdo rast devijimi, ia raportojnë policive bashkiake.
  3. Kur ndeshet kundërshtimi i pronarëve, ose shoferëve të biznesve, atëherë ndërhyn Bernard Nallbani, i cili, me viston e dhënë nga Ardi Veliu, ka akses urdhërues mbi policinë e shtetit (rrugore-grup i gatshëm), për ndërhyrje e veprim, me “metodat” që dinë ata.
  4. Nëse firmat e ndërtimit, nuk pranojnë t’i transportojnë dherat me bandën e “tre musketierëve” në landfille, kryetarët e bashkive i detyrojnë, t’i çojnë në 5-6 pika grumbullimi skajore, të sajuara e miratuara qëllimisht për presion, në zona malore e skajore të bashkive, me rrugë gërmadhë e distancë 5-15 herë më të largët, se landfillet e “pinguinit” Klodian Zoto.

/Pamfleti/

https://www.youtube.com/watch?v=ztGHY1OxYI8

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis gjyqi i “Sky ECC” në Belgjikë/ Motra e “kapos’ shqiptar: Ne punojmë në sistemin e drejtësisë, nuk e dinim…

10:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

Pas aksidentit dogji makinën, 27-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Angli

10:04 : 01/10/2025
AKTUALITET

Edhe me Veliajn në burg, opozitës i duhet ‘një mrekulli për Tiranën’

10:00 : 01/10/2025
AKTUALITET

Mbyllja e qeverisë në SHBA/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Faqja zyrtare nuk do të përditësohet

09:42 : 01/10/2025
AKTUALITET

U zhduk një ditë më parë, 15-vjeçari nga Gjirokastra gjendet në Tiranë

09:34 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kishte dijeni për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga një efektiv, pezullohet shefi i Komisariatit të Përmetit

09:21 : 01/10/2025
Para

Kryebashkiaku i Rilindjes në Devoll si roje dyqani, del nga bashkia kur ikin qytetarët…

TË GJITHA

Nis gjyqi i “Sky ECC” në Belgjikë/ Motra e “kapos’ shqiptar: Ne punojmë në sistemin e drejtësisë, nuk e dinim…

10:08 : 01/10/2025

Pas aksidentit dogji makinën, 27-vjeçari shqiptar dënohet me 5 vite burg në Angli

10:04 : 01/10/2025

Edhe me Veliajn në burg, opozitës i duhet ‘një mrekulli për Tiranën’

10:00 : 01/10/2025

Mbyllja e qeverisë në SHBA/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Faqja zyrtare nuk do të përditësohet

09:42 : 01/10/2025

U zhduk një ditë më parë, 15-vjeçari nga Gjirokastra gjendet në Tiranë

09:34 : 01/10/2025

Kishte dijeni për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga një efektiv, pezullohet shefi i Komisariatit të Përmetit

09:21 : 01/10/2025

SHBA/ Mbyllet qeveria federale, çfarë do të thotë kjo

09:14 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com