• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk ka kandidatë, Gjykata Kushtetuese nuk krijohet. Bllofi i Dvoranit dhe Soreca-s

15:36 : 30/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Në kulmin e përplasjes Rama-Meta mbi dekretin për shfuqizimin e 30 Qershorit, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, përfshihet mes tyre në një qëndrim në dukje “naiv”.

Në 24 qershor 2019, diplomati europian postoi një koment në rrjete sociale, ku njoftonte se kishte takuar “Ardian Dvoranin, kryetarin e KED, i cili më informoi me hapat e fundit të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese… në kuadër të Reformës në Drejtësi”.

Qëndrimi i Soreca-s vinte në një moment kur kryeministri Edi Rama dhe maxhoranca e tij po kërcënonin Presidentin Ilir Meta me përcjelljen në Gjykatën Kushtetuese të një vendimi të pritshëm politik për shkarkimin e kreut të shtetit.

Por zhvillimet e mëvonshme dëshmojnë se ose Dvorani i ka thënë të pavërteta Soreca-s, ose ky i fundit ka pranuar të luajë rolin e naivit dhe të pranojë si të sakta deklarimet e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

Institucioni i ngarkuar nga ligji për verifikimin e kandidaturave për në Gjykatën Kushtetuese, KED, ka publikuar së fundmi listën e kandidatëve që janë të lejuar për vijimin e garës.

Deri në prill 2019, kur përfundoi procesi i aplikimit për të gjitha vakancat në Gjykatën Kushtetuese, 9 të tilla, aplikuan rreth 40 juristë. Por, në përfundim të verifikimeve paraprake, si edhe përjashtimeve për shkak të formalizmave në dorëzimin e formularëve të pasurisë brenda një afati shumë të shkurtër, aktualisht kanë mbetur në garë vetëm 4 kandidatë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, vijojnë garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti, prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, si edhe këshilltaret ligjore Arta Vorpsi e Fiona Papajorgji.

Me këtë numër minimal kandidatësh, është e pamundur ngritja e Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë, duhet më së paku të ketë 5 anëtarë për të krijuar quorumin e nevojshëm për vendimmarrje.

Por, edhe ky numër prej 4 kandidatësh mund të reduktohet edhe më tej. Prokurori Besnik Muçi nuk i ka mbyllur ende llogaritë me procesin e Vetingut. Pas konfirmimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ai pret të përballet në fillim të Shtatorit me Komisionerin Publik, i cili ka kërkuar shkarkimin e tij nga detyra në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Po ashtu, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të zhvillojë këtë të mërkurë intervistën me kandidatët e mbetur, në bazë të të cilës do të krijojë bindjen nëse ata bindin për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Përvoja minimale në sistemin e drejtësisë e kandidatëve mund të ndikojë në përjashtimin e tyre përfundimtar nga procesi i zgjedhjes në Gjykatën më të lartë të Republikës së Shqipërisë.

Në këto kushte, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të kërkojë nga institucionet e ngarkuara me ligj për të rishpallur thirrjen për aplikantë të rinj për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Ligji Themeltar parashikon që Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, 3 prej të cilëve emërohen nga Presidenti, 3 nga Gjykata e Lartë dhe 3 nga Kuvendi.

Krahas mungesës së kandidatëve, formimi i Gjykatës Kushtetuese aktualisht gjendet në një spirale që kërkon kohë për t’u zgjidhur. Gjykata e Lartë, e cila duhet të emërojë 3 anëtarë, është jashtë funksionit, pasi ka në detyrë vetëm 1 anëtar, nga 19 të tillë.

Anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, po qëndron në detyrë, pavarësisht se ka 5 vjet që i ka përfunduar mandati.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Para

Rastësia? “Të fortët” që fituan lirinë në mandatin e Etilda Gjonaj

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com