Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Devoll, ku prej mëngjesit Bashkia është rrethuar me policë dhe forca të FNSH-së, ndërsa Eduard Duro, kryebashkiaku i votuar më 30 qershor, ka hyrë në zyrë rreth orës 06:30.
“Njerëzit me uniformë tek Bashkia e Devollit, pjesë e bandës, që janë aty për të mbrojtur hajdutin me urdhër të kryehajdutit”, shprehet Paloka, ndërsa i drejton një apel qytetarë që të sillen me ta sicc do të silleshin me një grabitës që ju ka hyrë në shtëpi po pa njoftuar “policinë që nuk duam”.
Postimi nga Edi Paloka
I shihni keta me uniforme ku shkruan “Policia”? Jane ne bashkine e Devollit! Po nuk jane aty per te kapur hajdutin e Rames qe ka hyre duke thyer deren, naten, kur te zotet e shtepise nuk ishin aty.
Keta edhe pse mbajne uniforma, jane pjese e bandes. Jane aty per te mbrojtur hajdutin me urdher te kryehajdutit.
Grabisin prona publike, grabisin prona private dhe as nuk fshihen me! Grabisin me dhune!
Silluni me ta sic do silleshit me nje grabites qe ju ka hyre ne shtepi po pa njoftuar “policine qe nuk duam