• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklaratat e Soreca/ Artistët: Je palë me Ramën dhe Fushën, ke shkelur statusin diplomatik

19:15 : 29/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ambasadori Luigi Soreca ka shkelur statusin diplomatik dhe deklaratat e tij për çështjen e Teatrit Kombëtar janë jashtë kompetencave të tij.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është kundërpërgjigjur ambasadorit Soreca, sipas të cilit çështja e Teatrit është shumë e politizuar. Aleanca i bën thirrje Soreca që të mos mbështesë një nismë antiligjore, sikundër është ligji special. Aleanca akuzon Sorecan se është bërë palë me Edi Ramën dhe kompaninë Fusha.

Postimi i plotë:

Pozicioni i Aleancës në lidhje me deklaratat e sotme të Ambasdorit të BE-së, Luigi Soreca. Më poshtë tekstet në shqip e anglisht.

Lexo edhe:

Frrok Lleshaj dyshohet se u ekzekutua me pistoletë me silenciator! Në hasmëri me dy familje

Meksikë: 32 trupa të pajetë gjenden dy muaj pas masakrës në një festë

______________________________

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e konsideron të pajustifikuar, të panevojshme dhe të dëmshme deklaratën e sotme të Ambasadorit të BE-së, z. Luigi Soreca. Deklarata nënkupton mbështetje për një procedurë të paligjshme dhe korruptive për rrëmbimin nga ndërtues privatë të një trualli publik në një nga zonat më të lakmuar të Shqipërisë.

Fatkeqësisht, Ambasadori Soreca është përpjekur t’i japë legjitimitet një tenderi fiktiv, me fitues të paracaktuar, për një zhvillim privat që do të financohet nga para me origjinë të dyshimtë. Pohimet e Ambasadorit Soreca janë jashtë kompetencës së tij dhe përtej statusit të tij diplomatik. Por mbi të gjitha, ato bien ndesh me interesin publik, shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë, për fuqizimin e të cilave taksapaguesit evropianë kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë qindra milionë euro.

“Ligji special” i teatrit shkel Konventën Aarhus për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendim-marrjen; shkel parimet kushtetuese të autonomisë lokale dhe të barazisë para ligjit; si dhe ligjet e prokurimit publik dhe të konkurrencës. Ligji është apeluar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti, por mungesa e saj i ka dhënë pushtet absolut qeverisë të miratojë dhe zbatojë ligje antikushtetuese pa asnjë kontroll apo kufizim institucional.

Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë kanë luajtur rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, ndaj do të ishte e pritshme nga Ambasadori Soreca t’i bënte, sot, thirrje qeverisë që të ndalonte zbatimin e projektit të Teatrit deri në shqyrtimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Do kishte qenë gjithashtu shenjë e përunjësisë dhe përgjegjësisë së Ambasadorit ndaj shqiptarëve që ai të përpiqej të kufizonte sa të mundej pushtetin arbitrar që ka fituar Kryeministri, si pasojë e paralizimit të sistemit gjyqësor.

Reforma në Drejtësi ishte e domosdoshme dhe me qëllimet e duhura, por për shkak të keqplanifikimit dhe keqzbatimit të saj ne ndeshemi sot më rrënimin thuajse total të sistemit gjyqësor, e cila ka krijuar edhe çështje si ajo e Teatrit Kombëtar.

Fatkeqësisht, Ambasadori ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Edi Ramës e Shkëlqim Fushës, dhe kundër artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm të Tiranës dhe Shqipërisë.

Na mbetet të urojmë që ky rreshtim i tillë të mos jetë asgjë tjetër veç një gjykim i dobët i Ambasadorit, dhe i bëjmë thirrje atij që të rimendojë pozicionin bazuar vetëm në fakte dhe në vlerat demokratike që ai duhet të përfaqësojë.

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Frrok Lleshaj dyshohet se u ekzekutua me pistoletë me silenciator! Në hasmëri me dy familje

11:11 : 05/08/2025
AKTUALITET

Meksikë: 32 trupa të pajetë gjenden dy muaj pas masakrës në një festë

11:02 : 05/08/2025
AKTUALITET

Tragjike në Pogradec! Rrufeja godet për vdekje bariun, ngordhin dhe 20 bagëti

10:55 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kultivoi lëndë narkotike në oborrin e banesës në Lazarat, arrestohet 55-vjeçari

10:46 : 05/08/2025
AKTUALITET

Situata nga zjarret: 16 vatra në 24 orët e fundit në vend

10:44 : 05/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Gjykata lë në burg Flodian Plakun, çfarë deklaroi para gjykatësve

10:43 : 05/08/2025
Para

Aktori Fuga për Teatrin: Mos t’i preket asnjë centimetër tokë, të ruhet dhe të nderohet gjithë historia e Artit Skenik Shqiptar

TË GJITHA

Frrok Lleshaj dyshohet se u ekzekutua me pistoletë me silenciator! Në hasmëri me dy familje

11:11 : 05/08/2025

Meksikë: 32 trupa të pajetë gjenden dy muaj pas masakrës në një festë

11:02 : 05/08/2025

Tragjike në Pogradec! Rrufeja godet për vdekje bariun, ngordhin dhe 20 bagëti

10:55 : 05/08/2025

Kultivoi lëndë narkotike në oborrin e banesës në Lazarat, arrestohet 55-vjeçari

10:46 : 05/08/2025

Situata nga zjarret: 16 vatra në 24 orët e fundit në vend

10:44 : 05/08/2025

Vrasja e Gentian Bejtjas/ Gjykata lë në burg Flodian Plakun, çfarë deklaroi para gjykatësve

10:43 : 05/08/2025

Vrasja e Frrok Lleshajt, policia shoqëron pesë persona

10:34 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com