• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Diktatori” flet për demokracinë. “Lideri global” kritikon Europën. A tha se është i pathyeshëm?

18:22 : 28/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e forumit “Convoco” në Salzburg, ku foli për integrimin e Shqipërisë dhe kritikoi Bashkimin Eurpian, foli për politikën në vend, realitetin në Irak dhe i drejtoi një mesazh opozitës.

Europa dhe Iraku – Teksa komentonte synimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Euripian, kreu i qeverisë tha se “s’mund të heqim dorë nga ajo”, megjithatë shtoi se “Europa nuk po shkon mirë”, por “ne përsëri e duam”. 

Kryeministri konstatoi se ka moskuptim nga liderë të Europës. “Në të njëjtën kohë, s’e kuptoj kur njerëzit në Europë, shtete apo udhëheqës nuk e kuptojnë që për ne, procesi, rrugëtimi ka shumë më shumë rëndësi se mbërritja, sepse përmes procesit ne mund të zhvillohemi. Mund të ndërtojmë shtetet që nuk i kemi pasur kurrë. Mund të fitojmë aftësitë që ka Europa”, tha.

“Lideri global” bëri një krahasim me të rinjtë në vendin tonë dhe ata në Irak.

“Ç‘ndryshim ka nga një i ri mysliman në rajonin tonë dhe një i ri mysliman në Irak? Ndryshimi është se myslimani ynë ka Europën, ëndrrën, perspektivën, një mënyrë për të jetuar e kontribuar në botë që shtrihet mbi vlera e tradita. Një mysliman i ri në Irak nuk ka perspektivë”.

Lexo edhe:

BE, nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

Von der Leyen nis turin në Ballkan javën e ardhshme/ Vizita edhe në Shqipëri e Kosovë

Kështu u shpreh kreu i qeverisë edhe pse për perspektivën në Shqipëri, tabloja që paraqitet është e zymtë. Nuk janë vetëm akuzat e opozitës, apo sondazhet e institucioneve të brendshme, por edhe ato ndërkombëtare, që tregojnë se shqiptarët kanë vendosur të braktisnin vendin në masë vitet e fundit. Dhe nëse se kanë bërë akoma, 60 përqind duan të ikin, tregonte anketimi i para pak muajve i Gallup. Dhe këtë, sigurisht, nuk e bëjnë apo nuk kanë dëshirë ta kryejnë për shkak se në vend perceptojnë perspektivën për një të ardhshme të ndritur… Ndaj edhe sytë mbeten nga Europa, me shumë gjasë për shkak të afërsisë gjeografike, por edhe sikur pranë të ishte Alaska e akullt, shumica e shqiptarëve do të emigronin atje, se sa të shtypeshin në Shqipërinë e qeverisur, apo keqqeverisur, të Edi Ramës.

Demokracia – Rama u shpreh se “ne kemi një jetë shumë të vështirë politike”, e më tej u ndal te demokracia.

“Besoj fort se cilësia e demokracisë, e të bashkëjetuarit nuk varet nga sa shumë biem dakort, por nga mënyra sesi nuk biem dakort. Ne nuk biem dot dakort as për kohën. Duhet të piqemi sepse demokracia nuk është e thjeshtë”, tha Rama, ai që akuzohet si njeriu që po vret demokracinë. Kështu shprehen artistët të cilën duan të mbrojnë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, ashtu siç e parashikon ligji i miratuar nga mazhoranca e Edi Ramës. Opozita e krahason me famëkeqin Maduro. Ndërsa për Presidentin Ilir Meta, konflikti i tij me demokracinë përbën “nënën e konflikteve në vend”.

A vallë ka faj Rama për mungesën e demokracisë në vend?

Kërpudha dhe mesazhi për opozitën – Rama foli edhe për protestat e opozitës dhe këtu përmendi episodin e rrëzimit të kërpudhës në një nga protestat kundër tij, të thirrur nga opozita.

“Por kërpudha e … që ishte në kopësht nuk i mbijetoi sulmit të protestuesve, sepse e thyen. E thyen dhe ishte e trishtë, por ishte edhe e vështirë t’i shpjegoje … që nuk ishte një protestë estetike, ishte politike. Ishte kundër meje, jo kundër kërpudhës. Nuk më kapën dot mua dhe kapën kërpudhën. Kërpudha u thye. Isha shumë i lumtur kur … më mori në telefon pas një muaji dhe më tha ‘kam një ide fantastike’. Sepse i thashë ‘duhet ta bëjmë prap. Do e bëjmë prap, por duhet ta ngremë 25% më lart, që kushdo që e prek ta dijë se do kthehet më e lartë. Kjo do i pengojë njerëzit që ta prishin kërpudhën, por nëse ia dalin, kërpudha do rritet”.

Pra me pak fjalë, Rama tha se kërpudha, që analisti Andi Bushati e quajti “simbol i artit që fsheh krimin”, do të ngrihet më e lartë.

Një mesazh drejtuar opozitës që kërkon rrëzimin e tij? Po mundohet të thotë se është i pathyeshëm? /BN/

Lajme të lidhura

BOTA

BE, nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

15:35 : 10/10/2025
RAJONI

Von der Leyen nis turin në Ballkan javën e ardhshme/ Vizita edhe në Shqipëri e Kosovë

15:34 : 10/10/2025
AKTUALITET

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025
AKTUALITET

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025
RAJONI

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025
AKTUALITET

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:58 : 10/10/2025
Para

“Shqipëria e Madhe”, Berisha i dërgon Vuçiçit letrën e 3 publike

TË GJITHA

BE, nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

15:35 : 10/10/2025

Von der Leyen nis turin në Ballkan javën e ardhshme/ Vizita edhe në Shqipëri e Kosovë

15:34 : 10/10/2025

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:58 : 10/10/2025

EMRAT/ Goditet rrjeti i drogës në Itali, 10 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Përgjimet, kodet dhe skema

14:54 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com