• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Deri në fund të gushtit të mbyllet spastrimi”/ Çfarë po planifikon Rama?

20:40 : 27/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Marinela Ziu, drejtuese e Zyrës Juridike për Mbrojtjen e Administratës në PD shprehet se në “mbledhjen e fundit me kryebashkiakët e dalë nga votimet moniste dhe antikushtetuese të 30 qershorit, Kryeministri në ikje, dha një dhe vetëm një urdhër ‘spastroni administratën deri në fund të gushtit’”.

Sipas Ziut, “ky urdhër kriminal nuk është as më pak e as më shumë se urdhri i eprorëve të tij, bandave kriminale, të cilët në përgjimet e fundit të BILD, administratën e shihnin si bordero të tyre”.

Në një postim në Facebook, ajo shprehet se pas urdhrit të Kryeministrit, sipas saj në ikje, drama e këtyre gjashtë viteve do vazhdojë të shumëfishohet, dhe ata që do paguajnë janë shqiptarët.

Reagimi i plotë

Në mbledhjen e fundit me kryebashkiakët e dalë nga votimet moniste dhe antikushtetuese të 30 qershorit, Kryeministri në ikje, dha një dhe vetëm një urdhër “spastroni administratën deri në fund të gushtit”.

Lexo edhe:

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

Lojtarët që Barcelona mund të shesë për të regjistruar Nico Williams

Ky urdhër kriminal nuk është as më pak e as më shumë se urdhri i eprorëve të tij, bandave kriminale, të cilët në përgjimet e fundit të BILD, administratën e shihnin si bordero të tyre: “i du të gjithë ato me emra që mund ti kesh kundër”, e që më pas “ti qethim” ose edhe “ti tunim ka icik” se “o ke puna e tna japin votën ose të ikin ke shpia” (citime nga përgjimet).

Në fakt, në këto 6 vite administrata publike ka qënë një plaçkë lufte në duart e bandës në pushtet, jo vetëm për marjen por edhe mbajtjen e tij, duke shkaktuar jo pak tragjedi në familjet shqiptare. Nga cënimi i dinjitetit të profesionistëve të kualifikuar dhe me eksperiencë të cilët janë asete për vendin, cënimit të standartit të familjeve të tyre, pjesa më e madhe e së cilëve janë larguar nga vendi e kanë tejmbushur azilet e Europës, e madje nga pamundësia për të jetuar pas largimit të padrejtë nga puna kanë aritur deri në vetëflijim…

Me trishtim kujtoj këtu, Brunilda Mekën, specialisten e Sigurimeve Shoqërore në Korçë e cila u vetflijua pas transferimit të padrejtë nga puna; Albana Matajn, e cila u vetvra pasi u hoq nga puna pa asnjë motiv si mësuese prej shumë vitesh në Shkollën Tregtare në Vlorë; 41 vjeçaren nga Burreli, Nexhmije Bushi, specialiste prej 17 vitesh në OSHEE, e cila tentoi vetflijimin pas largimit të padrejtë nga puna; Antoneta Salën, 52-vjeçaren e cila tentoi vetvrasjen pas largimit nga puna si specialiste, me 33 vite eksperiencë në Ndarmarrjen e Naftës, e shumë raste të tjera të cilat kanë hapur plagë të mëdha në familjet dhe shoqërinë shqiptare.

Përveç kostove njerëzore, “Rilindja” ka sjellë edhe kosto të paimagjinueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, dhe këtu, më lejoni t’ju sjell disa fakte:

* Reforma Administrative Territoriale, si një nga dështimet e rradhës së kësaj qeverie, pavarësisht se synonte të ulte shpenëzimet për administratën e qeverisjes vendore me 60 milion euro, jo vetëm që nuk i uli, por rriti shpenëzimet për paga militantësh të emëruar politikisht deri në 120 milion euro.

* Emërimet politike në administratë kanë qënë kali i Trojës për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, mjafton të kujtojmë se, në vitin 2013 administrata publike ishte 85 mijë punonjës (e që nga opozita e kohës sulmohej si e tejfryrë), sot shkon në 170 mijë punonjës, pra një dyfishim i saj, pa përfshirë këtu edhe 21 VKM-të për shtimin e 11,765 punonjësve me kontrata të përkohshme pune, veçanërisht në periudhë zgjedhjesh (votimesh).

* Spastrimi i administratës me metodat kriminale të “qethjes” e “tundjes”, nuk janë të reja nga banda kriminale në pushtet. 45 mijë shkojnë të larguarit padrejtësisht nga administrata në këto 6 vite, 10 mijë prej të cilëve janë asistuar vetëm nga Zyra Juridike për Mbrojtjen e Administratës pranë Partisë Demokratike. Shkelja e ligjit për hapjen e vendeve të punës për militantë partiakë, është shoqëruar me një faturë 140 milion euro nga vendimet e Gjykatave për largime të padrejta nga administrtata, faturë e cila nuk është shteruese në kushtet kur Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë jashtë funksioni dhe asnjë çështje nuk ka shkuar ende në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

* Pas një kontakti të gjatë dhe të drejtpërdrejtë me të larguar nga administrtata, mendoj se, në këto gjashtë vjet ka pasur një luftë frontale ndaj profesionistëve, të kualifikuarve, të zotëve, të aftëve, të mënçurve, e madje edhe atyre që mendojnë ndryshe por që përmbushin të gjitha kriteret e vendit të punës, gje e cila vërtetohet nga vendimet e gjykatave për demshpërblimin dhe rivendosjen e të drejtave të shkelura të të larguarve nga administrata. Por drama nuk përfundon këtu, raporti i fundit i INSTAT-it del në konkluzionin se paaftësia është kryefjala e administrtatës së sotme, pasi, 9% janë me shkolla fillore, 45% me 8-vjeçare dhe të mesme, si dhe 38% me të lartë por me diploma plagjiaturë, si në rastin e zv. Ministrit të Arsimit i cili pas zbulimit të plagjiaturës, nëpërmjet propagandës, dha dorëheqjen, për tu promovuar Kryetar Bashkie i Beratit, fitues me 2,200 vota më tepër se votues në farsën e 30 qershorit.

Gjendja mjerane e administratës sot reflektohet tek tre kritere emërimi:

Të jesh militant partiak e të mos përmbushësh asnjë kriter profesional.

Të kesh kryer të paktën një vepër penale.

Të kesh një apo më shumë emra/mbiemra.

Kjo reflektohet në dy “punë” shumë të rëndësishme të administratës sot, si ushtria dixhitale e liderit global, pas udhrave me grupe ëhat’s app lidhur me “komentet që duhen bërë”, “postimet që duhen pëlqyer” e  “artikujt që duhen shpërndarë” apo si mbushësit e detyruar të shesheve bosh pas presionit për zbrazjen e tryezave të familjeve të tyre e flakjes në rrugë të madhe…

Fatkeqësisht, pas urdhrit të sotëm të Kryeministrit në ikje, drama e këtyre gjashtë viteve do vazhdojë të shumfishohet, dhe, ata që do paguajnë, janë vetëm qytetarët më të varfër dhe më të vjedhur të Europës, Shqiptarët.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025
SPORT

Lojtarët që Barcelona mund të shesë për të regjistruar Nico Williams

22:24 : 18/06/2025
AKTUALITET

Takimi ‘sqarues’ i shkuar keq, si u dhunua brutalisht Sidorel Prendi nga Vis Martinaj dhe grupi i tij

22:23 : 18/06/2025
AKTUALITET

Bushati: PD të mos marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, i ka të humbura!

22:07 : 18/06/2025
AKTUALITET

U plagosën dy fëmijë në Lundër, gazetari: Ngjarja nuk lidhet me atentatin ndaj Prendit

21:59 : 18/06/2025
SPORT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

21:55 : 18/06/2025
Para

Mjeti përfundon në kanal, plagoset drejtuesja me nënën dhe 2 fëmijët

TË GJITHA

Inceneratorët “djegin” vetëm paratë e buxhetit/ Landfilli i Sharrës drejt emergjencës mjedisore

22:28 : 18/06/2025

Lojtarët që Barcelona mund të shesë për të regjistruar Nico Williams

22:24 : 18/06/2025

Takimi ‘sqarues’ i shkuar keq, si u dhunua brutalisht Sidorel Prendi nga Vis Martinaj dhe grupi i tij

22:23 : 18/06/2025

Bushati: PD të mos marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, i ka të humbura!

22:07 : 18/06/2025

U plagosën dy fëmijë në Lundër, gazetari: Ngjarja nuk lidhet me atentatin ndaj Prendit

21:59 : 18/06/2025

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

21:55 : 18/06/2025

Pamjet filmike, Alimehmeti: Në çdo qendër votimi ka pasur problematika

21:46 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com