Dy shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikut të drogës. Në zotërim të tyre janë sekuestruar 2.6 kg heroinë, e mbi 200 gramë kokainë.
Në automjetin tip “Kia Sportage”, në një vend të modifikuar enkas, u gjetën 5 pako heroinë me peshë totale 2.6 kg si dhe 207 gramë kokainë, 2 telefona celularë e 320 euro.
Antidroga italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e prejardhjes së lëndës narkotike si dhe të bashkëpunëtorëve të dy korrierëve shqiptarë