• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ Servilizmi nuk i bëri punë Xhezair Zaganjorit

12:43 : 26/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Xhezair Zaganjori, ashtu si edhe Bashkim Dedja më parë, nuk arritën të përfitonin nga “bujaria” e Edi Ramës, pavarësisht se iu përulën me shpresën që kryeministri do t’u jepte një dorë për të kaluar me sukses procesin e Vetingut.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, është zyrtari i dytë më i lartë i sistemit të drejtësisë, pas ish-kreut të Kushtetueses, Dedja, i cili rrëzohet në shkallën e dytë të Vetingut, pasi nuk arriti të justifikojë me burime të ligjshme pasurinë e tij.

Kolegji i Posaçëm të Apelimit vendosi paraditen e së Premtes që t’i japë fund karrierës zyrtare të juristit Zaganjori, duke shënuar në këtë mënyrë fundin e trupës së Gjykatës së Lartë që ishte në detyrë deri në miratimin e Reformës në Drejtësi.

Mbi Zaganjorin, të paktën publikisht, nuk ka pasur dyshime për përfshirje në korrupsion. Edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në vendimin e tij, nuk ngriti dyshime për përfshirje në korrupsion, pavarësisht problematikave që iu konstatuan me pasurinë.

Lexo edhe:

Administrata publike u zgjerua në prag zgjedhjesh

Gennaro Gattuso, favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Italisë

E megjithatë, shkarkimi i Zaganjorit duket se ka krijuar një lloj lehtësimi tek kolegët e tij, por sidomos tek ata që janë shkarkuar tashmë, të cilët e konsideronin si konformist dhe servil të qeverisë.

Xhezair Zaganjori, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, ishte figura përfaqësuese e trupës gjyqësorë. Por, me gjithë pushtetin e lartë, ai kurrë nuk doli, qoftë edhe një herë të vetme, në mbrojtje të gjyqtarëve, përballë sulmeve të paprecedenta, të ulta dhe masive të kryeministrit Edi Rama.

Në cilësinë e kryetarit të Konferencës Gjyqësore, ai nuk dha asnjë ide alternative mbi Reformën në Drejtësi, e posaçërisht Vetingun, edhe atëherë kur shoqatat e gjyqtarëve iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e disa ligjeve të posaçme.

Zaganjori, si jurist me përvojë, me karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, nuk tregoi asnjë shqetësim kur, për shkak të procesit me standarte të shumëfishta të Vetingut, Shqipëria mbeti pa Gjykatë Kushtetuese. Ai qëndroi stoik në detyrën e tij të kryetarit të Gjykatës së Lartë, edhe kur institucioni që drejtonte deri të Premten, u shndërrua në një magazinë dosjesh, pas largimit dhe shkarkimit nga detyra të thuajse të gjithë kolegëve të tij.

Me “çelësat e kashtës” në dorë, Xhezair Zaganjori gjithësesi e gjeti rastin që të tregonte servilizmin ndaj qeverisë, në përfundim të një prej seancave të mëparshme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ai deklaroi se ishte dakord me idenë e anëtarëve të përkohshëm të Gjykatës së Lartë, pavarësisht se kjo “zgjidhje” nuk gjen mbështetje as në Kushtetutë dhe as në ligje.

Xhezair Zaganjori nuk pati asnjë “drojë” kur caktoi si ekspert të Nivelit të Lartë për Reformën në Drejtësi, Ardian Dvoranin, një gjyqtar me lidhje të fuqishme me Partinë Socialiste dhe drejtuesit e “Rilindjes”. Dhe, jo rastësisht, vetëm Dvorani mbeti në detyrë në Gjykatën e Lartë.

Xhezair Zaganjori “respektoi” deri në maksimum idenë e Edi Ramës për të burgosur të gjithë ata qytetarë shqiptarë, të cilët, për shkak të varfërisë ekstreme, u bën pre e reformës brutale të energjisë elektrike.

Në cilësinë e kryetarit të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, Zaganjori u kujdes që shteti të dilte gjithnjë fitues në proceset gjyqësore, edhe në ato raste kur paditës qytetarët e thjeshtë kishin humbur padrejtësisht vendet e punës për shkak të arrogancës qeveritare.

Për të gjitha sa më lart, por edhe për të tjera argumenta, shkarkimi i Xhezair Zaganjorit nuk shkaktoi keqardhje, me përjashtim të atij vetë dhe familjes së tij. Ndoshta edhe familjares së tij, “oligarkes” Vilma Nushi, e cila nuk arriti, mesa duket, t’i sigurojë konfirmimin në detyrë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Administrata publike u zgjerua në prag zgjedhjesh

15:48 : 13/06/2025
SPORT

Gennaro Gattuso, favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Italisë

15:42 : 13/06/2025
AKTUALITET

Murtaja e dhenve/ 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

15:42 : 13/06/2025
AKTUALITET

Kush e “tradhtoi” në Kavajë? Meta: E pabesueshme! Dërgova më shumë letra, se sa mora vota!

15:41 : 13/06/2025
SPORT

Nuk është më në planet e Interit, Asllani kërkohet nga një tjetër klub Italian

15:32 : 13/06/2025
BOTA

Izraeli sulmon Iranin, Trump: U dhashë afat 60 ditë! Njerëzit me të cilët po negocioja vdiqën!

15:23 : 13/06/2025
Para

BE i tregon kufijtë Boris Johnsonit

TË GJITHA

Administrata publike u zgjerua në prag zgjedhjesh

15:48 : 13/06/2025

Gennaro Gattuso, favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e Italisë

15:42 : 13/06/2025

Murtaja e dhenve/ 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

15:42 : 13/06/2025

Kush e “tradhtoi” në Kavajë? Meta: E pabesueshme! Dërgova më shumë letra, se sa mora vota!

15:41 : 13/06/2025

Nuk është më në planet e Interit, Asllani kërkohet nga një tjetër klub Italian

15:32 : 13/06/2025

Izraeli sulmon Iranin, Trump: U dhashë afat 60 ditë! Njerëzit me të cilët po negocioja vdiqën!

15:23 : 13/06/2025

Harta e kullave: Si qeveria po rishkruan brutalisht Tiranën

15:20 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com