Një tragjedi ka ndodhur në Ring. Takimi i mbajtur në Buenos Aires, Argjentinë, mes boksieri argjentinas, Hugo Alfredo Santijan përballë uruguaianit Eduardo Havier Abreu, ditën e shtunë, rezultoi fatal për argjentinasin. Ai filloi të ndjente shqetësime, në momentin që po shpallej fituesi i ndeshjes.
Pasi u rrëzua mbi ring, ai u çua menjëherë në spital, por gjendja e tij ishte tejet serioze, dhe ai përfundoi në koma, për të mos u zgjuar më.
Raportohet se ai pësoi dëmtime në pas një ndeshje të peshave super të lehta.
Hugo Santijan ishte një boksier profesionist që nga viti 2015, ku kishte marrë pjesë në 27 ndeshje(19 fitore, 6 humbje dhe 2 barazime).
Një javë shumë e trishtueshme kjo për botën e boksit, teksa vetëm pak ditë më parë, ishte rusi Maksim Dadashev që pasi ndjeu probleme, ndërroi jetë edhe ai.