• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet bashkëpunëtori i SHISH-it në Durrës, donte t’i bënte gropën …

22:02 : 24/07/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Një bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës është arrestuar nga policia e këtij qyteti, me akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë” dhe “Kallëzimit të rremë”. Graciano Hidri, mësohet të jetë shoqëruar në ambjentet e komisariatit të policisë Durrës, mbrëmjen e djeshme por sot atij i është deklaruar arrestimi dhe akuzat penale që rëndojnë mbi të. Zbulimi dhe arrestimi i Hidrit, i cili njihet në Durrës si bashkëpuntor i SHISH, është bërë gjatë hetimeve që policia dhe prokuroria janë duke ndjekur lidhur me arrestimin e një biznesmeni Polak, të quajtur Arkadiusz Modrzejewski, i cili kishte mbëritur në Durrës për çështje biznesi.

Mirëpo marja disa herë në pyetje i polakut tashmë të arrestuar për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, ka sjellë nxjerjen e emrin të Graciano Hidrit, për të cilin polaku Arkadiusz, ngrinte dyshime të forta dhe akuzonte se pistoleta tip TT e gjetur nga policia e Durrësit në makinën e tij, ishte futur qëllimisht nga miku i tij në biznes, Graciano Hidri, i cili sipas polakut hiqej si bashkëpuntor i Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës. Pas verifikimeve të bëra nga policia ka rezultuar se Hidri ishte përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, duke future në makinën e mikut të tij Polak një pistoletë pa lejë, dhe më pas ka njoftuar zyrtarë të SHISH në Durrës dhe këta fundit ja kanë përcjellë informacionin policisë, e cila më pas arrestoi poshtë banesës së tij, shtetasin polak Arkadiusz Modrzejeëski. Gjatë hetimit është zbuluar se Graciano Hidri ka përdorin inspektorin e SHISH me inicialet A.S, të cilin e mbante në lidhje, me qëllim futjen në grackë të polakut tashmë të arrestuar, Arkadiusz Modrzejeëski. Hidri është një njohës i mirë i gjuhës polake dhe ka disa kohë që është larguar nga ky shtet, ku dyshohet se ndiqet nga policia për akuzën e “Mashtrimit” në Poloni.

Graciano Hidri

“Shqiptarja.com” mëson se polaku Arkadiusz Modrzejeëski, kryen aktivitet tregtar në Durrës, kryesisht me prodhimin e lojërave për fëmijë,si p.sh goditja me grusht dhe që pagesa e lojës bëhet me monedha (xhetona). Për shkak se një pjesë e këtyre lodrave automatike nuk i ka shitur, ka hapur një aktivitet në Shqipëri, duke i vendosur ato në plazhin e Durrësit. Për këtë aktivitet ai bashkëpunon edhe me dy polakë të tjerë Przemek dhe Krizstof. Gjatë kësaj kohe në Durrës janë njohur me një shqiptaro-polak, i cili quhet Graciano Hidri. Për shkak se njihte gjuhën shqipe dhe polake e kanë punësuar në aktivitetin e tyre duke i dhënë edhe çelësat e automateve për t’i kontrolluar e pastruar nga sendet false që hedhin njerëzit dhe fëmijët. Ky i fundit duke pasur çelësat ka arritur të vjedhë shumat financiare të grumbulluara në automate.

Lexo edhe:

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura në “Air Albania”

Kjo ka rënë në sy të ortakëve polakë pasi stononte mungesa e theksuar e lekëve nga ritmi i xhiros. Për këtë kanë akuzuar shqiptaro-polakun Hidri, i cili ndërkohë bënte të gjithë aktivitetin administrativ të shoqërisë në raport me entet shqiptare si Dogana, Tatime dhe QKR. Arkadiusz, është pronari që i ka dhënë me qira dhe që të shumtën e kohës qëndron në Poloni. Nga kjo situatë ka ardhur në Durrës, për të sqaruar e kërkuar lekët e automatëve ortakëve, të cilëve ua ka dhënë me qira. Polaku në ditët e para të korrikut 2019 është grindur me Graciano Hidrin, por e kanë frikë se ky i kërcënonte me largimin nga Shqipëria, përzenien e shantazhe te tjera rreth aktivitetit të shoqërisë, duke u hequr si i policisë dhe SHISH-it. Pas ardhjes së Arkdiusit, këtij të fundit i janë marrë çelësat e automateve. Rezulton se Arkadiusz ka ardhur me mjetin e tij nga Polonia, të cilin do ta linte këtu, pasi do kthehej në Poloni ditën e arrestimit dhe në fund të muajit do vinte me pushime së bashku me gruan.

Ditën e arrestimit në mëngjes pasi kanë ardhur nga Tirana, shqiptaro-polaku Hidri, i ka kërkuar Arkadiusz automjetin që të çonte në një pikë servisi për t’i salduar rrjedhjen e gazit në kondicioner dhe larë atë në një lavazh. Fillimisht Arkadiusz duke qenë edhe në shoqërinë e dy polakeve të tjerë dhe shqiptarit Artur Saliaj, që shërben pranë tyre po si përkthyes, ka hezituar më pas ja ka dhënë mjetin, dhe kanë qëndruar në kafe duke e pritur Hidrin. Pasi ka sjellë mjetin Hidri, Arkadiusz i ka kërkuar ta shoqëronte për të shkuar në Port, për të kryer disa veprime të nevojshme pune. Arkadiusz nuk ka pranuar dhe pasi i ka dorëzuar çelësin e makinës është ndarë prej tyre. Pas kësaj Arkadiusz ka vazhduar punën duke u shoqëruar me grupin dhe ndjekur punën.

Pasi kanë drekuar me dy polakët e tjerë dhe shqiptarin Artur Saliaj, është ndarë me to dhe ka marrë rrugën për në apartamentin e marrë me qira prej tyre ne qytetin e Durrësit, për të përgatitur bagazhet pasi në mbrëmje do nisej në Poloni me avion. Pranë shtëpisë së tij, e ka ndaluar policia e cila pasi i ka kërkuar dokumentet e ka nxjerrë nga makina dhe e ka hipur në furgon dhe ndërkohë kanë shkuar në portobagazh, ku kanë gjetur një leckë të mbështjellë, ku e kanë hapur dhe kanë nxjerrë andej një pistoletë. Arkadiusz i është treguar pistoleta e gjetur në makinë por ai nuk ka pranuar autorësinë e saj. Në shpjegimet që ka dhënë në polici ka shpjeguar se e gjithë kjo është një kurth i ngritur nga Graciano Hidri kundër tij, për shkak të lidhjeve që ky i fundit kishte me shërbimin e SHISH, me qëllim për t’iu marrë aktivitetin tregtar. Dëshmia e Arkadiusz, përputhen e mbështeten edhe nga deklarimet e polakëve të tjerë dhe shqiptarit Artur Saliaj. Pritet që në ditët në vijim Graciano Hidri të dalë para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë prokuroria e këtij qyteti.

/Shqiptarja.com

Lajme të lidhura

BOTA

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

17:25 : 17/07/2025
SPORT

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura në “Air Albania”

17:20 : 17/07/2025
AKTUALITET

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025
RAJONI

“Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi”/ Osmani: Qëllimi, destabilizimi i Kosovës

17:14 : 17/07/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Pritjes i erdhi fundi, Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

16:59 : 17/07/2025
AKTUALITET

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

16:59 : 17/07/2025
Para

Shpërthen Plasari: Rama q** parimin bazë të demokracisë

TË GJITHA

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

17:25 : 17/07/2025

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura në “Air Albania”

17:20 : 17/07/2025

Fadromat e IKMT-së në Theth dhe paqartësia e “paketës së maleve”

17:18 : 17/07/2025

“Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi”/ Osmani: Qëllimi, destabilizimi i Kosovës

17:14 : 17/07/2025

FOTO/ Pritjes i erdhi fundi, Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

16:59 : 17/07/2025

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

16:59 : 17/07/2025

“Disfata e Egnatias duhet të shkundë futbollin shqiptar”, Cungu: Final Four i panevojshëm!

16:54 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com