Në datën 22 korrik 2019, në Hotel Rogner në Tiranë, në vazhdim të aktivitetit të prezantimit të rezultateve të arritura gjatë mbajtjes së Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga ana e Rumanisë, mbajtur në datën 12 korrik 2019, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, në Shtëpine e Evropës, Ambasada e Rumanisë në Tiranë organizoi një Pritje për të shënuar fundin e Presidencës së parë rumune të Këshillit të BE-së.
Siç u lajmërua edhe nga Ambasada Rumune, kjo javë ka qenë një javë e mbushur me aktivitete në nder të përfundimit të mandatit të Rumanisë në krye të Këshillit të BE-së. Në përfundim të këtij mandate Rumania ka thelluar akoma më shumë themelet e bashëpunimit me Shqipërinë, ndërkohë që është shprehur gjithnjë pro antarësimit sa më të shpejtë të vendit në familjen europiane.
Me këtë rast Ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Mircea Perpelea tha se Rumania është një mbështetëse konstante e zgjerimit të Uninionit dhe një mbështetëse e madhe e integrimit të Shqipërisë. Ambasadori Perpelea u shpreh optimist se në tetor Shqipëria do të marrë hapë negociatat me BE-në. Gjate ceremonisë z. Perpelea ndau edhe disa vleresime për gazetarë, politikanë dhe njerez nga bota akademike.
Në eventin e organizuar në ambjentet e Ambasadës Rumune në Tiranë, ishin të pranishëm një sërë personazhesh me influencë në jetën sociale në vend ku nuk kanë munguar edhe anëtarë të fushës politike, diplomatike, kulturore, akademike, biznesit, qeverisjes lokale, mediave shqiptare dhe komunitetit arumun.
Ky i fundit është një ndër komunitetet që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e kulturës në vend. Vllehtë në territorin shqiptarë ndodhen të përqendruar në pjesën jug-lindore, në atë të mesme dhe jug-perëndimore të Shqipërisë. Po ashtu ata shtrihen edhe në shtetet e tjera të Ballkanit si, në Greqi, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Serbi, deri dhe në SHBA, në Gjermani, Kanada, Australi, Argjentinë e tjera si emigrant ekonomik ndër vite. Popullsia shqiptaro-vllahe ka bashkëjetuar në harmoni të plotë, si në përpjekjet për zhvillimin shoqërorë të tyre dhe në atë politikë.