Kolegji Zgjedhor vazhdon të certifkojë Këshillat Bashkiak dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ndonëse opozita i është drejtuar me një shkresë për anulimin e kësaj farse të konsideruar nul prej saj.
Gjatë ditës së sotme, kolegji ka certifikuar këshillat për 13 Bashki.
Janë certifikuar Këshillat Bashkiak në Fush Arrëz, Mirditë, Vau Dejës, Mat, Delvin, Roskovec, Kavajë, Peqin, Dropull, Pogradec, Pustec, Pukë, Finiq.