• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Astiri bast midis Ramës dhe Veliajt”, aktivisti: Thirrje policisë të mos t’iu ngre nervat…

23:26 : 23/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e FaxNews, ka qenë gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja i cili ka folur për kauzën e Teatrit Kombëtar dhe atë të banorëve të Astirit pas zhvillimeve të fundit. Referuar Teatrit Kombëtar, Kalaja thotë se qeveria ka nisur të provokojë artistët që me heqjen e gërmave të teatrit, ndërsa tani po mundohet të gjejë një mënyrë të prishi teatrin.

Sipas aktivistit, prishja e godinës së teatrin nuk ka për tu lejuar nga qytetarët, ndërsa tregon se janë të gatshëm që të rrinë gjatë gjithë natës. Kalajo po ashtu nuk heziton t’i bëjë thirrje policisë që të mos luaj me nervat e qytetarëve dhe artistëve: “Unë i bëjë thirrje policisë së shtetit të mos luajë me nervat e qytetarëve apo me artistët dhe të shkojnë edhe të zbatojnë ligjin. Të kapin nonjë kriminel, ndonjë trafikant droge apo nonjë tutor prostitutash të cilët i kemi në Parlament dhe Kryetar Bashkie, e të mos shkojnë të prishin Teatrin Kombëtar.”

“Ditën e djeshme unë kam qenë pjesë e protestës së Teatrit Kombëtar, për të kundërshtuar projektin e qeverisë për prishjen e këtij teatri.

Në fakt filimisht qeveria e ka nisur me një provokim mjaft interesant i cili ishte heqja e gërmave të Teatrit, të cilat u rivendosën sërish nga artistët me fondet e tyre të mbledhura. Tani gjithë ky repression është futur në një fazë të re, pasi që me urdhër të drejtorit të Teatër Turbina, Ervin Çulit dhe me zbatim të Policisë së Shtetit e cila tashmë ka humbur funksionin e saj si një zbatuese e ligjit, këta kanë shkuar natën dhe kanë provokuar duke u futur në ambjentet e Teatrit Kombëtar.

Madje banorët që janë sot në mbrojtje të Teatrit Kombëtar më thonë që Çuli ka qenë edhe i pirë në momentin që ka dhënë urdhërin, por që janë përballur me rezistencën qytetare.

Lexo edhe:

Dëshira e babait shqiptar që humbi të birin në Greqi: Zemra e djalit tim të dhurohet

Zyrtare/ Partizani prezanton afrimin e 3-të të merkatos, detajet e kontratës

Unë do pas pak do t’i bashkohem protestës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, do të qëndrojmë aty gjithë natën.

Tani që ka rënë rezistenca për shkak edhe të pushimeve të verës, policia është treguar diabolike dhe po tenton të prishë Teatrin Kombëtar. Megjithatë ajo ka hasur në rezistencë, e cila është vendosur aty dhe po e kundërshton rëndshëm. Ditën e djeshme ka qënë një protestë e cila i ka tejkaluar kufijtë, pra nuk kanë qenë vetëm qytetarë të cilët e kuptojnë artin që jemi mësuar t’i shohim çdo mbrëmje aty, por edhe persona të tjerë nga rrethet.

Qytetarët vijojnë edhe sot me protestën e tyre edhe gjatë orëve të vona të natës, për shkak të frikës se mos teatri shëmbet gjatë natës. Ata kanë përforcuar qëndresën që kanë gati 18 muaj që e bëjnë.

Unë i bëjë thirrje policisë së shtetit të mos luajë me nervat e qytetarëve apo me artistët dhe të shkojnë edhe të zbatojnë ligjin. Të kapin nonjë kriminel, ndonjë trafikant droge apo nonjë tutor prostitutash të cilët i kemi në Parlament dhe Kryetar Bashkie, e të mos shkojnë të prishin Teatrin Kombëtar.

Policia ka për detyrë të zbatojë ligjin dhe të ulë kriminalitetin. Ne kemi kriminalitete të mëdha, kemi aksidente pa fund që duan ndërhyrjen e policisë, ndërkohë kjo e fundit merret me disa veprime ordinere ose kërkon të prish Teatrin Kombëtar në vend që t’iu jap zgjidhje këtyre problematikave.”

Në  lidhje me situatën ditën e djeshme në Teatrin Kombëtar, ku u raportua se godinës iu ndërprenë dritat edhe uji, Kalaja shprehet se: “Ky informacion është i dalë ndoshta nga mediat “Rilindase” pasi ne kemi pasur edhe mbështetjen e OSHEE-së apo edhe të Bashkisë për çështjen e ujit, kështu që nuk ka pasur probleme me energjinë apo ujin. Në rast se do të hiqnin energjinë elektrike atëherë do të binte edhe alibia e historisë së shkuar për një diegie të mundshme si pasojë e një shkëndie elektrike.”

I pyetur nëse ekziston nonjë mundësi që Teatri Kombëtar të marrë flakë, Kalaja thotë se: “Po, sipas mendjes diabolike të Erion Velisë po.”

Referuar protestës së djeshme të banorëve të Astirit, edhe provokimeve, sikurse i kanë quajtur banorët, nga forca të shtuara të policisë në zonë, aktivisti Kalaja deklaron se një gjë e tillë është e vërtet duke shtuar se “Unaza e Re prej kohësh ndodhet në një situatë shtet-rrethimi ku njerëzit janë marrë zvarrë dhe janë rrahur e u janë thyer këmbë e duar.” Sipas aktivistit policia ka rrethuar zonën duke ua bërë të pamundur jetën qytetarëve.

Duke folur për kauzën e banorëve të Astirit, Kalaja thotë se kjo kauzë ka qenë një bast midis Erion Veliaj dhe Edi Ramës. Sipas tij, pikërisht mos shtënia ende në dorë e kësaj zone ka bërë që Rama sot në mbledhjen e Asmblesë së PS-së, me zgjedhjen e Spiropalit dhe Bushatit, t’i jap një ‘shuplakë’ kreut të Bashkisë së Tiranës për të treguar se nuk e ka përmushur ende kushtin që i është vendosur.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk janë aq trima sa janë banorët e Astirit. Unë i kam takuar dhe e di që janë të pregatitur për çdo lloj skenari të mundshëm. Ata janë në të drejtën e tyre për të mbrojtur pronën dhe shtëpitë e tyre. Programi ogurzi për tua nxirë jetën qytetarëve, për të prishur shtëpitë duke detyruar qytetarët të ikin jashtë shtetit dhe duke shpopulluar në këtë mënyrë Shqipërinë nuk do të funksionojë.

Astiri ka qenë një bast midis Edi Ramës edhe Erion Veliajt. Rama i ka thënë Veliajt që ai nuk ka më punë në Partinë Socialiste. Vendosja e Spiropalit dhe Bushatit në Tiranë gjatë asambles së sotme të PS-së tregon hapur seshuplakën që Rama i ka dhënë Veliajt. Kjo për shkak se ai nuk ka arritur të përmbush  bastin e Edi Ramës. Tani jemi në kushtet që Erion Veliaj po del më pak në media.”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshira e babait shqiptar që humbi të birin në Greqi: Zemra e djalit tim të dhurohet

12:48 : 14/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Partizani prezanton afrimin e 3-të të merkatos, detajet e kontratës

12:40 : 14/06/2025
AKTUALITET

Arrestohet ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda

12:39 : 14/06/2025
AKTUALITET

Një këshillë miqësore jopolitike për ministren Denaj

12:29 : 14/06/2025
BOTA

Irani paralajmëron SHBA-në dhe Anglinë: Ndalni Izraelin ose do t’ju godasim bazat

12:17 : 14/06/2025
AKTUALITET

U vihet flaka mbetjeve në Këlcyrë/ Shehu: Vjosa në rrezik nga dora kriminale e Lubi Kumbaros

12:09 : 14/06/2025
Para

Zbulohet axhenda, ja ku do të jetë Basha nesër.

TË GJITHA

Dëshira e babait shqiptar që humbi të birin në Greqi: Zemra e djalit tim të dhurohet

12:48 : 14/06/2025

Zyrtare/ Partizani prezanton afrimin e 3-të të merkatos, detajet e kontratës

12:40 : 14/06/2025

Arrestohet ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda

12:39 : 14/06/2025

Një këshillë miqësore jopolitike për ministren Denaj

12:29 : 14/06/2025

Irani paralajmëron SHBA-në dhe Anglinë: Ndalni Izraelin ose do t’ju godasim bazat

12:17 : 14/06/2025

U vihet flaka mbetjeve në Këlcyrë/ Shehu: Vjosa në rrezik nga dora kriminale e Lubi Kumbaros

12:09 : 14/06/2025

Vota e diaspores/ PD denoncon skandalin: Zarfet u tërhoqën në dyqane duhani në Greqi

11:57 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com