“Ku në të sëmës do shkosh ti, mor i çmendur”? Skaneri i Adi Krastës: Jemi në djujmin e fundit!

*Monologu i Adi Krastës në nisje të emisinit “A Show”

Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje të dy partive që pretendojnë se janë aq të ndryshme nga njëra-tjetra, do kishin rezultuar e njëjta drame popullore. Ne një kërkesë mëse të natyrshme për rotacion, çdo qytetar i republikës kërkon që qeverisja që vjen të jetë më e përgjegjshme, më e kujdesshme, më realiste, me e ndjeshme dhe natyrisht më e përulur se ajo e mëparshmja. Gjë që nuk ka ndodhur edhe këtë herë.

Dalja jashtë kontrollit e kanabizimit të territorit të Shqipërisë, bashkë me vet emërtimin si vend i prodhimit ‘en masse’ të drogave dhe i trafikut te tyre, ishte një goditje shumë e fortë ndaj logos së qeverisjes. Kjo ndodhi që në muajt e parë dhe u fsheh me nervozizëm nga pushteti, madje dhe në biseda të parëndësishme private. Kanabizimi i vendit ishte Gërdeci i kësaj qeverisjeje. Për t’i shkuar tendencës popullore pre krahasim, do të duhej që për të qenë njësoj si e mëparshmja kjo qeverisje duhet të vriste katër njerëz në bulevard, që në debatin pro dhe kundra të fajësohen të dy kundërshtarët në të njëjtën mënyre për të njëjtin krim. Skenë që natyrisht nuk ka gjasa të përsëritej dy here. Por largimi i më shume se gjysmë milioni shqiptarësh dhe mbetja kokëfortë e Shqipërisë në krye të listës së azilkërkuesve, bashkë me shkatërrimin e shpresës për ndërtimin e një shteti të drejte, ligjor, u trajtua nga analistë të huaj (të cilët u anatemuan gjithsesi) si një vrasje numerike, por më e sofistikuar, që nuk kishte konkurueshmëri me të vrarët në bulevard, vetëm sepse trupat e të ikurve nuk dergjeshin pllakave të dëshmoreve të kombit, por ne kampe të qelbura refugjatesh dhe barqe gjithë tym, benzine e dhe të atyre mauneve që udhëtonin për në Angli nga Kaleja.

Në psiqikën e frustruar e të lodhur të popullit tim, përgjimet dhe zëri i shqueshëm i ministrave hajdutë, e të panginjur, halabake dhe të trembur për vdekje nga shefi dhe mëkëmbësi i tij i përgjithshëm, duket se janë të pamjaftueshme për zemërim. As e folura çapraze e dikujt që duhet të jepte zgjidhje e do të duhej të punonte më shumë dhe të fliste shumë më pak, ose aspak, nuk duket se ka shkaktuar deri sot një shqetësim. Psikologet mund të shohin një marrëdhënie të çuditshme mes liderit dhe njerëzve të zakonshëm në Shqipëri. Ne të dashur teleshikues i dukemi qeverisjes disa numra sondazhesh, të përgjumur e në trans. Vetem numri afro 10% ne zgjedhjet e fundit farse i ka shqetësuara ata që gjykojnë popllin. Aspak merzia dhe palumturia etij, kritikat dhe lenia e vendit, as talljet online. Jo. Ishin numrat e sondazheve qe e mbanin ne kembe caprazllekun, arrogancën. Pas renies dramatike te numrave vjen menjëherë squllja. Dhe hakmarrja. I dhimshem si teater. Sidomos kur mendon se kush e ben dhe si ja del.

Por duhet thënë nuk do ishte vetem arroganca shteterore qe shkakton nje stepje te njeriut te zakonshem. As ekonomia e cila sot është ne gjunje. As mungesa e komunikimit normal midis shtetit, pushtetit, opozites dhe popullates. As mosfunksionini i institucioneve kushtetuese. As dakordesimi i dyshimtë e çuditshëm i ambasadorëve te përfaqësive të huaja.

Eshte mungesa e limiteve te fyerjes, te konspiracioneve te tryezave per te thyer kundershtaret dhe ata qe mendojne ndryshe. Eshte ajo që quhet toka e djegur e parimeve morale dhe te edukates të njerëëve të veshur me pushtet që duhet thënë do te duhej te vinte nga prindërit e tyre. Per cdo diktator me vese, e para qe ka deshtuar eshte nena e tij.

Sidoqoftë nuk jane vetëm pushtetarer te devijuar e amorale. Dashur-padashur ne te gjithe sepse i pranojme. Nuk ka fajtore te pjesshem as faj gjysmak. Ajo ç’ka eshte po aq paradoksale aq edhe e pakuptueshme, pra dhe e paturpshme, eshte se qeverisja ka vendosur te kryeje me kokefortesi dy aksione qe e lexojne shemtuar dhe në mënyrë përfundimtare atë. Nga njera ane ka vendosur te pasurohet dhe pasuroje sherbetoret dhe nga ana tjeter te lere pa buke pa pune, e per kete shkak pa fjale, ata qe mendojne ndryshe. A nuk u cartem ne kur ka ndodhur kjo në qeverisjet e mëparshme? A kemi ne kujtese apo jo? U tmerruam. Reaguam fort. Dhe nuk e kishim personale. E kishin per vendin per veten dhe për SHqipërinë. Dhe për njerëzit.

LEXO EDHE  Venecia nuk përmend tani termin "shkelje Kushtetuese"/ Këshilltari i Metës: Fjalën e fundit e thotë Kushtetuesja

Në mandatin e dyte të kesaj qeverisjeje ka sidoqoftë edhe elemente komiciteti pertej presionit që vazhdon të jetë shumë i madh. Nuk te sulmon vetem shteti, segmente te cmendura te tij, por në menyre kapilare dhe, te vazhdueshme, te mireorganizuar, ose jo xhanëm, te sulmojne ish shoke e shoqe shkollash, bashke me prinderit e tyre te cuditur, ‘a çfarë ke bërë ti’, kunetër, kunata, fqinj te inatosur, shoke tavolinash te vjetra e te vlefshme me pyuetjen ‘ku në të sëmës mendon se do shkosh ti që vepron kështu, mor i çmendur?’

Eshte as me pak e as me shume lenia qe gjindja i bënte një njeriu kur pushteti i Enver Hoxhes vendoste ta hidhte në plehra. Në momentin që të shkelte këmba të linin të gjithë. Kjo Shqipëri është. Kaq i thelle eshte polarizimi. Është pothuaj i pashpetim. Kjo është ajo që të mërzit sot, të trishton. Është e njejta sjellje njerezore. Ti, me te verteten tende qe tanime per shkak te Trampit shoqërohesh me te vertetat alternative, ndjehesh jo vetem “vetem” por i sulmuar dhe i pakuptuar. Eshte nje beteje jo e lehte edhe për tu kuptuat, sidomos jo e barabarte. Nuk eshte e vertete qe perballe qëndron vetëm propaganda e shfrenuar kakofonike. Perballe nesh, anash, mbrapa, me nje observim te pafshehur te ndjekin ata me te cilet ke ndare dikur enderrën e madhe per demokraci, pushtet te ndershem llogaridhenes, shtet te drejtuar nga teknokratët jo nga militantët dhe jete qe nuk te trazohet nga zhurma e postraleve e sulmeve te paprincipta.

Po cfare duam ne. Pse i qasemi te vertetave keshtu, perse nuk i sherbejme pushtetit qe t’ja hedhe pas vjedhjes se votave, anatemimit te individeve, shkatërrimit të bizneseve, fshehjes se skandaleve. Ne duam nje vend normal. Ku nuk behet genjeshtra menyre te qeverisuri dhe natyrisht ku qeverisesit duhet ta ndjejnë se besimi popullor dhe leja per te qeverisur jane te rendesishme dhe te perkoheshme. Qellimi i informimit tone dhe i gazetarise qe bejme eshte te ndikojme. Po jo ne menyre egoiste, jo me nje axhende të caktuar. Ne e dime se ne në cdo familje shqiptare qe eshte e lumtur pse partia e tyre eshte ne pushtet, në mënyrë të justifikushme mdaje, duhet të ketë nje moment qartesimi, kur dyert janë mbyllyr dhe jemi përballë njeri-tjetrit atje themi nuk shkon më, një qartësim qofte edhe momental. Ka nje moment analize. Ka nje cast kur veshtrimi kritik mundohet ta kaloje membranën propagandistike, për të cilën harxhohet shumë para, shumë njerëz punojnë. Keto familje te majta apo ato historikisht te djathta, apo xhanëm familjet inerte jane te rëndësishme jo vetëm për fatet e tyre, por për fatet e vendit. Militantizmi i tyre e vendos vendin përpara sprovave të pjelljes së diktatoreve. Nese keto familje te majta konformohen, shurdhohen, verbohen, u mbytet analiza, ajo qe e peson goditjen eshte Shqipëria, është e ardhmja. Ne keto rrethana, rreziku është shumë i madh tabi, ne të rrisim femije qe do behen burra e gra narciziste, egoiste, siperfaqesore, moralisht te devijuar. Sic fatkeqesisht ndodhi me kete brez, me brezin tonë.

Sidoqofte, ne momentet e presionit te madh te ushtruar nga qeverisjet, sipas nje aksiome te arte qe do te duhej te ruante ekuilibrin universal nis dhe carja perfundimtare, si pararendëse e vete fundit. Dua tiu them një gjë, metri i fundit perpara se nje avion që ulet në pistë te preke token quhet djujmi i fundit. Pra jemi ne djujmin e fundit.

Njerezve te inatosur e hakmarrës te cdo pushteti, kaq te njejte me njeri-tjetrin u themi se “ata ishin dikur e ardhmja”. Ka ardhur nje kohe-tjeter. Shqiperine qe ata nuk e bene dot duhet ta bëjmë ne si qytetare te angazhuar, qe nuk u shpeton asgje dhe qe kerkojne nga klasa politike profesionalizem dhe ndershmeri.