Ish-deputeti Aleksandër Biberaj përmes një postimi në rrjet shkruan se 3 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, sistemi është nën kontrollin politik dhe mafioz të Kryeministrit Edi Rama.
Biberaj shkruan se sot jemi pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese, ndërsa pjesa e mbetur e sistemit është kapur politikisht. Sipas tij këtë e tregon më së miri vendimi i dhënë nga Gjykata e Durrësit lidhur me votimet e 30 qershorit.
Postimi i Aleksandër Biberaj
Te dashur miq,
Sot u bene 3 vjet ku pas nje presioni nderkombetar te jashtezakonshem (presion ky pothuajse kercenues), plot 140 deputete (po aq sa ka edhe Kuvendi i Shqiperise) votuan 100 % (rast i vecante ky i denje per rekord Guinness), pro reformes ne drejtesi.
Deri ketu s’ka asgje te keqe, problemi qendron se ku jemi me reformen ne drejtesi, sot 3 vjet pas trumpetimit me te madhe te fitores se 22 Korrikut 2016(!?)
Dhe sot jemi pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte, dhe aq sa ka ngelur nga sistemi i drejtesise eshte marre peng nga politika.
Rasti i Gjykates se Durresit tregoi me se miri se ku eshte katandisur pseudo-reforma ne drejtesi (edhe ky rast per Guinness), pasi e njejta gjykate merr dy vendime te ndryshme per te njejten ceshtje, ne harkun kohor te 48 oreve, gje qe shkon ne kundershtim me abc-ne e jurisprudences, ne kundershtim me cdo kushtetute dhe me cdo ligj kudo ne planetin tone, pasi dihet edhe nga femijet qe vendimin e nje gjykate mund ta ndryshoje vetem nje gjykate e nje niveli me te larte.
Dhe cudia me e madhe eshte se nuk po degjohet asnje ze i huaj qe se paku te belbezoje, “dhe jo me ta ngreje zerin” per keto qe po ndodhin me reformen ne drejtesi, apo “per ne si shqiptare edhe kaq dhe pak e kemi”, pasi ka edhe me keq, “fiset zulu qe jetojne akoma ne peme” (!?)
Rezultati i reformes, kryeministri ka sot ne doren e tij, legjislativin, ekzekutivin, gjyqesorin dhe median. Kater pushtetet baze/kryesore ne demokraci duhet te jene te ndara dhe te balancuara dhe jo ne doren e nje njeriu, se perndryshe mbetet vetem t’i ndryshojme emrin Shqiperise dhe ta quajme Ramistan:) ose ta permbysim me cdo cmim dhe mjet demokratik/mese demokratik Ramistanin per te shpetuar Shqiperine!