• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre vjet nga miratimi i Reformës në Drejtësi/ Ish-deputeti zbulon prapaskenat, tensionet dhe negociatat me…

15:03 : 21/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Oerd Bylykbashi, ish-deputet i PD-së, ka reaguar në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi.

Bylykbashi kujton ecejaket e 3 viteve më parë, takimet me ambasadorët, tensionet, diskutimet dhe negociatat, ndërsa shkruan se e gjithë beteja e Opozitës atë ditë të nxehtë ishte për të zbatuar paragrafin e famshëm 88 të Opinionit të Komisionit të Venecias, i cili garantonte moskapjen e KLGJ, KLP dhe organeve të vetingut.

“Por së paku më 21 korrik Opozita garantoi minimumin e moskapjes poltike të Drejtësisë, me shpresën dhe premtimin e ndërkombëtarëve se ligjet në vijim do të beheshin me konsensus.

Shpresë që në realitetin shqiptar ku marrëveshja vlen sa për të marrë votën, provoi të ishte ngrehine mbi rërë. Ligjet që u miratuan më pas me votat e mazhorancës se asaj kohe shkelën, deformuan dhe zhbëne marrëveshjen e 21 korrikut dhe votën unanime të 22 korrikut.

Ajo marrëveshje paskësh qenë sa për të kandisur Opozitën që të miratonte ndryshimet Kushtetuese që mazhoranca nuk i miratonte dot pa Opozitën, sepse më pas i kishin votat që u duheshin për të bërë ç’të donin me ligjet. A ishte ky mashtrim?”, shkruan Bylykbashi.

Lexo edhe:

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

Komenti i Oerd Bylykbashit

‎”Gezuar” 21 korrikun!

Si sot tre vite me pare ne keto ore, kujtoj ecejaket frenetike ne mes te vapes se Tiranes, hyrje-daljet ne zyrat e Kuvendit, takime me ambasadore, tensionin e dikutimeve dhe negociatave. Kujtoj momente pas dyerve te mbyllura kur kam degjuar propozime qe do t’i permbysnin stomakun cdo profesionisti te se drejtes e qe me kane bere te mendoj ne ato momente qe nese miratoheshin, ajo nuk mund e nuk do te ishte Kushtetuta e vendit tim dhe qe per fat nuk u materilizuan te pakten plotesisht. ‎Me kujtohen gazetaret qe na prisnin ne vapen e asfaltit. Te gjitha me kujtohen si nje film i jashtezakonshem.

‎Pasi Victoria Nuland dhe Johannes Hahn kishin ripercaktuar perfundimisht qendrimin e Washingtonit dhe Brukselit duke mbeshtetur qendrimet e Opozites per moskapje politike dhe duke fshire “vijat e kuqe” te vendosura me heret ne Tirane, e gjithe beteja e Opozites ate dite te nxehte ishte per te zbatuar paragrafin e famshem 88 te Opinionit te Komisionit te Venecias, i cili garantonte moskapjen e KLGJ, KLP dhe organeve te vetingut. A e permiresonte kjo arkitekturen hibride dhe te paprecedent te sistemit tone te drejtesise, tashme te hiperfragmentuar ne nje mori institucionesh dhe me shume ekspozim politik? Aspak, sepse mekanizmi i kapjes u fsheh pikerisht tek kjo arkitekture e deformuar.

Por se paku me 21 korrik Opozita garantoi minimumin e moskapjes poltike te Drejtesise, me shpresen dhe premtimin e nderkombetareve se ligjet ne vijim do te beheshin me konsensus. Shprese qe ne realitetin shqiptar ku marreveshja vlen sa per te marre voten, provoi te ishte ngrehine mbi rere. Ligjet qe u miratuan me pas me votat e mazhorances se asaj kohe shkelen, deformuan dhe zhbene marreveshjen e 21 korrikut dhe voten unanime te 22 korrikut. Ajo marreveshje paskesh qene sa per te kandisur Opoziten qe te miratonte ndryshimet Kushtetuese qe mazhoranca nuk i miratonte dot pa Opoziten, sepse me pas i kishin votat qe u duheshin per te bere c’te donin me ligjet. A ishte ky mashtrim?

Asokohe kam deklaruar ne parlament se edhe ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare, Rama do vazhdoje te beje fushate me sloganin “Do te bejme reforme ne drejtesi”. Por kurre nuk ma‎ kishte marre mendja, edhe pse kishim paralajmeruar per defektet e renda, qe tre vite me pas reforma nuk do te kishte prodhuar ende sistemin e ri te drejtesise. Nderkohe qe i vjetri po shembet me shpejtesi, dhe hallexhinjte qe kane nevoje per drejtesi kane mbetur ne kurth mes rrenojave te sistemit te vjeter qe bie me shpejtesi dhe sistemit te ri qe nuk cohet dot ne kembe.

Thjesht imagjinoni sikur ne oret e para te mengjesit te 22 korrikut, bashke me amendamentet kushtetuese te ishte miratuar edhe nje Kod i ri Zgjedhor, i reformuar. Dhe me pas imagjinoni sikur pas tre vitesh te mos ishim ne gjendje te ngrinim KQZ, Kolegjin Zgjedhor, komisionet zgjedhore e cfare duhet tjeter per te bere zgjedhje. Fundja, zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane po aq jetike sa drejtesia e paster. Nese kjo imagjinate do te ishte realitet, te gjithe do ta quanin ate reforme zgjedhore te deshtuar. Por sot primadonat e asaj reforme ne drejtesi te 2014-2016 kane ende paciperine te thone qe eshte sukses dhe deshtimin per te ngritur sistemin e ri, mbyllja e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte per disa vite nuk eshte problem se eshte “normale”. Te vesh duart ne koke! Justifikim si i atij qe zihet ne adulter dhe thote: Nuk eshte ashtu si duket, me ler te shpjegohem…

Ja ku jemi tre vite me pas‎. Para dy ditesh Gjykata e Durresit skandalizoi ‎te gjithe komunitetin e e juristeve (atyre normale se paku) por edhe shume njerez te thjeshte, duke marre nje vendim per konfirmimin e mandatit te kandidates se PS per kryetare bashkie kur po kjo gjykate me vendim ia kishte refuzuar mandatin. Nje brutalitet antikushtetues! Kjo nuk quhet as forum-shopping ku Rama del dhe kerkon gjykaten qe i volit me shume per te marre vendimin qe do, sic beri me Kolegjin qe i dha vendimin qe donte per dekretin e Presidentit. Kjo eshte me keq! Sepse Rama kesaj rrdhe ka bere gjyqtar-shopping. Nuk i pelqeu e para, peshkoi te dytin qe te merrte vendimin qe donte. Ky skandal ka therrmuar cdo parim te sigurise juridike.

Asnje qytetar i thjeshte nuk ka shans qe pasi e humbet nje ceshtje ne gjykate, te kete te drejte te beje padi te re te njejte po ne ate gjykate pasi ajo e ka dhene nje vendim per te njejten ceshtje. Por kur kerkesa gjykates i vjen me firme te vete Kryeministrit Rama, Drejtesia qe po reformon vetingu i Rames, behet me e “barabarte” se per te tjeret. Le te guxojne gjyqtaret po deshen e te refuzojne kerkesen qe vjen me vete firmen e Kryeministrit! Sot e kane marre mesimin gjithe gjyqtaret e tjere.

Ky eshte fruti me i fundit i hidhur i reformes se 2016. Sot nuk kemi me Gjykate Kushtetuese dhe as Gjykate te Larte. Euramalius paska propozuar qe mund te emerohen gjyqtare te perkohshem ne Gjykaten e Larte sa per te emeruar tre antaret qe i duhen Rames ne Gjykate Kushtetuese. Te perzihen rropullite vetem ta mendosh. Me heret kemi pare se si KLGJ dhe KLP u kapen duke vene ne to persona kryekeput te lidhur me PS. Jane keta qe do te caktojne gjyqtaret dhe prokuroret‎ e ardhshem qe do zevendesojne ata qe po ikin nga vetingu. Do tekrijojne garden pretoriane te Rames ne Drejtesi, qe ta ruajne ate ne 10-15 vitet e ardheshme nga drejtesia per maskaralleqet qe po ben sot pa fund.

Vetingun e kapen sepse ne listen e kandidateve kishin aplikuar vetem te majte nderkohe qe Opozita ishte ne Cader. I gjithe mundi per moskapjen e vetingut bazuar tek Paragrafi 88, i permbyllur me 21 korrik 2016 vajti dem. Profesionistet jo te majte nuk guxuan te kandidonin, dhe ne ato raste qe guxuan, u perjashtuan ne fazen e verifikimit te kandidaturave. Dhe kur u perzgjodhen antaret, zgjedhja qe kishte Opozita ishte mes te kuqes dhe rozes. Te mos flasim per Prokuroren e Perkohshme qe edhe pse sapo ka mbushur 19 muaj dhe nuk eshte foshnje qumeshti, ende nuk ka filluar te ece dhe nuk i kane dale as kicat e bebit qe te kafshoje sa per te thene.

Uroj vertet qe SPAK te mos dale nje frut tjeter i hidhur e te kthehet ne “aspak”. Fundja Shpresa ‎eshte vajze rezistente, vdes e fundit. Sepse nese SPAK nuk e kap politika, mund te kemi politikane, gjyqtare e prokrore te korruptuar qe shkojne pas hekurave dhe jo thjesht t’i coje vetingu ne pension te shijojne pasurite qe kane vene. Dhe aty do te fillonte shpresa per ndryshim.

Para tre vitesh kam deklaruar publikisht se me kete arkitekture hibride qe nuk ka kusheri askund mes sistemeve europiane, frut i nje eksperimenti, ky sistem drejtesie deshton brenda 10 vitesh. ‎Nuk eshte se kam ndryshuar mendim, por shpresen e kam qe ta kem patur gabim. Deri tani bindja ka triumfuar mbi shpresen, per fat te keq. Gjithesesi, sado me probleme dhe difekte, me mire kjo qe quajne reforme dhe qe sot nuk ka me mundesi te ndreqet, le te shkoje drejt zbatimit e ta mbyllim dhe ta marrin vesh te gjithe se cfare sistemi drejtesie ka prodhuar, sesa te terhiqmi zvarre me nje reforme qe perdoret per fushate zgjedhore dhe jo per drejtesi.

21 korrik 2019

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025
AKTUALITET

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

08:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025
AKTUALITET

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

08:15 : 06/06/2025
Para

E frikshme/ 30 aksidente në 24 orë...

TË GJITHA

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

08:30 : 06/06/2025

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

08:15 : 06/06/2025

Sot Kurban Bajrami! Mijëra besimtarë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

08:13 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com